Tronditet Texas-i, nëna i pret kokën fëmijës 3 javësh
Nëna e një bebeje tre javesh nga San Antonio, Texas, ka rrëfyer për vrasjen dhe kanibalizmin që kreu ndaj të birit, bëri të ditur policia amerikane. Sipas forcave të rendit, nëna e foshnjes, Otty Sanchez i ka prerë kokën bebes së vogël, Scott Ëesley Buchold Sanchez, përpara se të godiste edhe veten. "Domethënia dhe tragjedia e këtij krimi nuk është vetëm fakti se nëna vrau të birin tre javësh, por e ka masakruar atë me thikë kuzhine. Ka të dhëna që flasin për një ngjarje të paprecedentë '' tregon shefi i policisë së San Antonios, Ëilliam McManus. Policia i është përgjigjur një thirrjeje emergjente të dielën në mëngjes, nga e motra e Sanchez e cila kërkonte ndihmë. Policia tha se Sanchez u rrëfye pasi policia mbërriti në vendngjarje. Zyrtarët thanë se gruaja përdori një thikë dhe dy hanxharë për të ekzekutuar të birin. Gjatë masakrës edhe dy fëmijë të tjerë ndodheshin në shtëpi. Tashmë Sanchez ndodhet në spital, duke marrë trajtimin mjekësor pas plagëve të marra. Policia amerikane e ka cilësuar vrasjen si krimin më tronditës të regjistruar në vitet e fundit. Otty Sanchez, 33 vjeçe, ka pranuar para agjentëve të policisë përgjejësine e saj dhe ka deklaruar se e kishte bërë krimin pasi kishte dëgjuar disa zëra dhe pasi ishte detyruar nga djalli.
Aktualisht ajo është shtruar në spitalin universitar të Teksasit, por pavarësisht se mund të ketë probleme psikologjike, ndaj saj ka nisur hetimi dhe mund të denohet me dënimin me vdekje.
Aktualisht ajo është shtruar në spitalin universitar të Teksasit, por pavarësisht se mund të ketë probleme psikologjike, ndaj saj ka nisur hetimi dhe mund të denohet me dënimin me vdekje.