E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hyseni: Statusi i Kosovës, çështje e përfunduar

Ministri i Jashtëm i Kosovës, Skënder Hyseni, tha për BBC se çështja e statusit të Kosovës është e përfunduar dhe pretendimet për rihapjen e negociatave për këtë çështje janë mision i humbur.
Hyseni tha se Kosova mbetet e hapur për bisedime me Beogradin zyrtar për çështjet e interesit të përbashkët por, tha ai, vetëm si dy vende të pavarura dhe sovrane.
Ministri i jashtëm i Kosovës e ka cilësuar si të rrezikshme, të dëmshme dhe me efekte negative për gjithë rajonin edhe idenë e ndarjes së Kosovës. Deklaratat e tij pasuan qëndrimin e ministrit të Jashtëm serb, Vuk Jeremiç, se e vetmja rrugëdalje për zgjidhjen e çështjes së Kosovës janë negociatat midis Beogradit dhe Prishtinës.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›