E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bileta e finales Ferguson Nuk kemi frike asnje rival

Trajneri i Manchester United, Alex Ferguson mendon që tani për finalen e Ligës së Kampionëve, pasi skuadra e tij fitoi 2-0 në fushën e Shalkes ndeshjen e parë gjysmëfinale. Anglezët thuajse e kanë hipotekuar biletën për në aktin e fundit të kompeticionit më të rëndësishëm të futbollit evropian për klube, ndërsa në ndeshjen e kthimit kundër Shalke iu mjafton edhe barazimi.

"Sigurisht e kishim shumë të vështirë për të shënuar në pjesën e parë megjithëse iu afruam shumë herë golit. Kjo bëri që lojtarët të humbnin përqëndrimin, por në pjesën e dytë dominuam dhe merituam fitoren. Jemi të kënaqur me këtë rezultat. Tani jemi të qetë dhe nuk kemi frikë asnjë kundërshtar”- është shprehur Ferguson, i cili ka arritur të fitojë dy herë Ligën e Kampionëve me Manchester United.

Megjithë humbjen e rëndë në shtëpi që thuajse i ka dhënë fund ëndrrës për një finale historike, trajneri i Shalke, Ralf Rangnick nuk dorëzohet. Tekniku gjerman pranon shanset e pakta për kualfikim, por shprehet se skuadra e tij do të kërkojë t’i shfrytëzojë deri në fund ato.

"Sigurisht ne do të përpiqemi të luajmë të gjitha mundësitë tona. Sigurisht do të jetë shumë e vështirë, por ne do ta provojmë deri në fund”- ka thënë Rangnick që me arritjen e gjysmëfinaleve ka regjistruar një sukses historik.

Nertan Prifti

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›