Katastrofa Sony vidhen te dhenat ne playstation

Korporata Sony ka njoftuar përdoruesit e rrjetit Play station se të dhënat e tyre personale mund të jenë vjedhur. Bëhet fjalë për emra, adresa, fjalëkalime, detaje të katrave të kreditit e deri tek datëlindjet, të cilat sipas korporatës kanë rënë në duart e personave të paautorizuar, pas një sulmi kibernetik në shërbimet e saj në internet.
Aksesi te kjo faqe interneti ishte pezulluar të mërkurën e kaluar, por vetëm tani korporata vendos të shpalosë arsyen e të paralajmërojë përdoruesit për mashtrime të mundshme. Në faqen zyrtare të blogut të PlayStation, Nick Caplin, kreu i komunikacioneve për Evropën bënte të ditur.
"Kemi zbuluar se ndërmjet 17 dhe 19 prillit 2011, shërbimet tona u kompromentuan pas një ndërhyrjeje të paligjshme dhe të paautorizuar në rrjetin tonë". Sony kërkon falje për incidentin që prek afro 77 millionë përdoruesit e saj në mbarë botën e që sipas ekspertëve të rrjetit, mund të përkthehet në një katastrofë të vërtetë.
Delina Bitraku