Eksperimenti i fundit Topi Me 8 Maj kandidate pa identitet

“8 Maji ka shansin të jetë akti i fundit i eksperimentimit politik me zgjedhjet, dhe kështu një sprovë me rëndësi për partitë politike, kandidatët, administratorët e zgjedhjeve dhe për institucionet apo grupet e tjera civile të përfshira në këtë proces të rëndësishëm. Mungesa e debateve profesionalë mbi projektet e alternativat, problemet ende të mëdha në identifikimin midis propagandës dhe nevojës për informim publik, mangësitë në transparencën e premtimeve dhe financimit elektoral, apo dhe një varg incidentesh dhe akte dhune të panevojshëm, janë tregues se palët politike kanë një tjetër këndvështrim nga publiku i gjerë mbi rolin dhe rëndësinë e këtyre zgjedhjeve”- tha presidenti Bamir Topi.