Biletat e kinemasë, leje qarkullimi në kohën e pushtimit

Kinemaja e parë e hapur në Tiranë Nasional, 1926,
Kanë pasur emra të mëdhenj, si Nacional, Gloria, Imperial, Rex, Republika etj. Për tironsit e vjetër të gjithë këta emra vijnë si një kujtesë e largët.Kthim pas në ato kohëra kur kinemaja ishte argëtimi i preferuar, kur thyheshin dyert nga shikuesit e shumtë, kur me zor e gjeje një biletë, kur ëndërrohej duke parë yjet e kinematografisë botërore… kur edhe gjermani e njihte biletën si leje qarkullimi… Arti i shtatë në Tiranë titullohet libri, botim i Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, i autorit Spiro Mëhilli. Bir dhe nip i tre vëllezërve që u morën për vite me kinemanë, Mëhilli ruan kujtime pa fund për kinematë e Tiranës, për ato që kishte frekuentuar në rini, por edhe ato që do të vijonin më pas. Autori na tregon për librin që do të promovohet sot në AQSHF, për historinë e kinemave kryeqytetase, shkëlqimin dhe rënien e tyre, si siguroheshin filmat para dhe pas çlirimit, çfilma pëlqeheshin mes atyre rusë, kinezë e shqiptarë etj.
Çju nxiti të shkruanit Arti i shtatë në Tiranë?

Ish-kinema 17 Nëntori
Të them të drejtën, kam pasur një detyrim familjar. I pari që është marrë me kinemanë ka qenë im atë. Shiste bileta tek Kinema Gloria. Nga viti 1934-1935, pronar i saj ishte Dhimitër Caco, i cili e la babanë si përgjegjës të kinemasë. Në vitin 1937, babai mori si operator vëllain që vinte pas tij, Andrean dhe, në vitin 40, kur u ngrit kinema-teatër Savoja (më vonë Kosova, pastaj Teatri Popullor), shkon operator i parë atje dhe në vend të tij, tek Gloria (më pas Imperial, e në fund Republika), shkon vëllai tjetër, Vangjeli. Xhaxhai, Andrea, vijoi edhe më tej. Kishte dhuntinë e riparimit të aparaturave kinematografike dhe e kërkonin në gjithë Shqipërinë. Pas çlirimit, xhaxhai pati disa funksione. Në Komitetin Qendror përgjigjej për kinematografinë shqiptare dhe në 1948 u bë drejtor i këtij sektori. Në 52-shin u emërua nëndrejtor i Kinostudios Shqipëria e Re. Por ka qenë edhe një pasion personal. Të gjitha këto më shtynë të shkruaja këtë libër.
Çkujtime ju ka lënë babai apo xhaxhallarët, si lindi kinemaja në Tiranë dhe sa frekuentohej ajo?

Kopertina e librit te autorit Spiro Mëhilli
Pas shpalljes së Tiranës kryeqytet, filluan të vinin nga qytete të tjera të Shqipërisë gjithë inteligjenca, mjekë, arkitektë, inxhinierë etj., të cilët kishin studiuar jashtë dhe kërkonin diçka më shumë për argëtimin e tyre. Dikush do të

Spiro Mëhilli
kishte kurajë. Por duhet thënë se ishte e vështirë ta mbaje asokohe kinemanë, sepse njerëzit nuk ishin mësuar me të, kështu që ata kërkuan subvencionim nga shteti, që në fillim ia mohoi, por më vonë, me këmbënguljen e Ferid Vokopolës, i cili ishte deputet dhe sekretar i Kongresit të Lushnjës, u pranua mbështetja e kinemasë. Por u la me kusht, në varësi të frekuentimit të saj dhe, çështë e vërteta, kinemaja eci goxha. Kishte frekuentim të jashtëzakonshëm, qysh në kohën e Mbretit Zog, por dhe në pushtimin italian e gjerman. Është një fakt tepër interesant, që ndonëse në një orë të caktuar në Tiranë vihej ndalim qarkullimi nga pushtuesit, kontrabileta shërbente si leje qarkullimi. Nëse të ndalonte patrulla në orët e vona, nëse i tregoje kontrabiletën, ai të linte të lirë. Madje, në kinematë verore, e gjitha pjesa e ekranit dhe kabinës së shfaqjes së filmit mbuloheshin me një copë, që të mos dukej drita dhe të goditeshin nga avionët anglo-amerikanë.
Sa kinema ka pasur kryeqyteti dhe kur daton e para?
Deri në 44-n Tirana ka pasur më shumë kinema se gjatë regjimit komunist. Duke filluar që nga kinemaja e parë moderne e ngritur në 1926, ishin të pajisura me sisteme ngrohjeje dhe ftohjeje, kurse pas çlirimit, kinematë dimërore ngroheshin me frymët e njerëzve, ndërsa ato verore qelbeshin nga era e djersës. Kinemaja e parë u hap nga pushtuesit austro-hungarezë, të cilët shfaqnin filma për ushtarët e tyre dhe meqë morën një sponsorizim të mirë, lejonin edhe publikun e Tiranës. Por, e mirëfillta ka qenë Nacional, e ngritur në 1926 nga Hobdari, Vokopola dhe Kolijana. Ishte me 600 vende dhe tepër moderne. Në vitin 30 u bë pronë e vëllezërve Beshiri. U dogj në vitin 39, u rindërtua brenda vitit dhe në vitin 1940 u ngrit Kinema Rex (ish-Kinema 17 nëntori). Filluan të lindnin kinema të tjera si Rozafati, Republika, Skënderbeg tek Rruga e Elbasanit, Parisi, Kursali, Ideali, kinematë verore Skënderbej, Donika në bulevardin Zogu I, nga të cilat tanimë nuk ka as edhe një gjurmë. Pra ishin rreth 10 kinema. Në kohën e partisë, deri në vitin 1967, Tirana kishte vetëm 3 kinema. Por edhe ato kinema që u ngritën për mua nuk ishin kinema, si Agimi, Ali Demi. Ishin me kushte shumë të këqija.
Si siguroheshin filmat para dhe pas 44-s?
Deri në 1939, çdo kinema kishte menaxherin e vet, që merrte filma në vende të ndryshme të Europës dhe në Amerikë. Asnjë kinema nuk mund të shfaqte filmin që kishte kinemaja tjetër. Kishte rregulla të qarta loje. Në 39-n, Italia e vuri kufirin tek thana. Të gjithë filmat do të vinin që andej. Kur erdhën gjermanët, ra hyrja e filmave dhe përsëriteshin të njëjtat filma. Në 45-n, Enti Kinematografik shqiptar u gjend në kushte shumë të vështira. Kishte vetëm gati 150 filma, të cilët shfaqeshin vazhdimisht. Në atë kohë u përpoqëm të lidheshim me rusët. Ndonëse sapo kishim dalë nga lufta, përfaqësuesi rus na kërkonte 1000 dollarë për film. Ishte krejtësisht e papranueshme. Atëherë, Anastas Plasari, drejtori i parë i Entit, shkoi në Jugosllavi për të bërë një lloj shkëmbimi mes filmave italianë-plaçkë lufte me filma të tjerë, që nuk ishin shfaqur në Shqipëri. U zhvillua një takim dhe, me një menaxher rus u ra dakord për tu lidhur kontrata për shfaqjen e filmave rusë. Kur u prishëm me BS-në, ish-republikat popullore filluan të rrisnin çmimet gati dyfish. Kështu që drejtuesit e asaj kohe shkonin ku të mundnin, që nga Egjipti, në Francë, Itali etj, për të gjetur filma sa më të lirë.
Çfilma ishin?
Orientimi ishte nga qeveria që të gjendeshin sa më shumë filma me tema historike dhe shumë pak, për të mos thënë fare, nga jeta sociale e vendeve perëndimore, që të mos bëhej diferenca mes jetës së tyre dhe sonës. Kishte ndonjë komedi, filmat e neorealizmit italian të De Sicës, De Santis etj. Kemi marrë tre filma nga India, që patën shumë sukses: Tre dynym tokë, Zotnia 420 dhe filmi që theu të gjitha normat e kinemave shqiptare ishte Vagabondi. Kishte njerëz q