E Shtunë, 31 Tetor 2026

Gërdeci, mungojnë avokatët, shtyhet sërish seanca

TIRANË- Shtyrja e proceseve të rëndësishme gjyqësore tashmë është kthyer në një fenomen rutinë në Gjykatën e Tiranës. Në gjyqin për tragjedinë e Gërdecit sot mungonin pjesa më e madhe e avokatëve të të akuzuarve kryesorë.

Mungonin plot tetë avokatë që nga ai i Pinarit, Delijorgjit, Minxholit etj. Në seancën e sotme pritej dëshmia e ish-shefit të shtabit të përgjithshëm Luan Hoxhës dëshmi që cilësohej si një nga dëshmitë kye për procesin e tragjedisë së 15 marsit të 2008.

Avokatët e Luan Hoxhës ishin të pranishëm në sallë. Për tragjedinë e rëndë të Gërdecit janë të akuzuar 29 persona ish-funksionare të lartë të Ministrisë së mbrojtjes dhe shtabit të përgjithshëm.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›