Agolli: Shmangia e humbjes është primare
Sipas mesfushorit, Shqipëria duhet ta vlerësojë maksimalisht sfidën e radhës, pasi kalendari e dërgon të luajë tre transferta radhazi
Mbrojtësi i majtë i skuadrës kombëtare, Ansi Agolli shprehet i rezervuar për mundësitë që ka skuadra ndaj nordikëve. Sipas tij, ekipi duhet të jetë i kujdesshëm, pasi rëndësi ka të mos humbasë në këtë sfidë, të cilën ai e konsideroj shumë të rëndësishme për renditjen në grup. Ndaj nordikëve është një sfidë shumë e vështirë, kjo edhe si pasojë e tre transfertave që do të luajmë më pas.
Në këtë sfidë duhet të paktën që të mos humbasim, tha Agolli. Mbrojtësi luan me Karabak në Azerbajxhan, me të cilin ka edhe një vit kontratë. Agolli ka aftësi shumë të mira në daljen në sulm, ku në shumë raste është treguar përcaktues me kroset e tij nga e majta.
Jemi një ekip me lojtarë të rinj, të cilët po rriten dita ditës. Në këtë aspekt, ne duhet të shpresojmë për të ardhmen e skuadrës, e cila tashmë i ka dhënë shenjat e para, ku është në luftë për të arritur kualifikimin. Mungesat në ekip janë të rëndësishme, por gjithsesi ne do të mundohemi tia dalim mbanë në këtë sfidë tepër delikate ndaj Norvegjisë, theksoi Agolli. Nuk dihet ende nëse De Biazi do ta aktivizojë mbrojtësin që nga minuta e parë ose jo.
Gjithsesi, mbrojtësi duket shumë i motivuar që të japë maksimumin në çdo moment që ekipi do të ketë nevojë. Agolli ka luajtur 33 ndeshje me kombëtaren, duke shënuar 2 gola. 30-vjeçari ka luajtur me shumë skuadra në karrierën e tij sportive, ku përmendim Njushatëll në Zvicër, Tiranën, Krivbas në Ukrainë dhe Karabak në Azerbajxhan.