Biletat, urbanët duan tjetër rritje të cmimit

Edhe pse cmimi i biletës u rrit me 50 për qind për transportin urban brenda Tiranës, situata nuk duket e përmirësuar, madje alarmante.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
Kështu e kanë cilësuar gjendjen e linjave të transportit brenda qytetit Shoqata Kombëtare e Transportit Qytetas.
Shoqata ka paralajmëruar falimentimin e transportit urban në Tiranë dhe ka kërkuar nga Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë që të mbledhë në një tryezë të përbashkët drejtuesit e ministrive të linjës dhe Bashkisë së Tiranës për të gjetur një zgjidhje të shpejtë, me qëllim krijimin e kushteve më të favorshme për qytetarët dhe mosfalimentit të kompanive që merren me transportin e kryeqytetit.
Kërkesa kryesore e tyre lidhet me rritjen e cmimit të biletës, me synim përmirësimin e shërbimit, si dhe marrjen e masave për subvencionimin nga ana e shtetit ndaj atyre personave që udhëtojnë falas.