E Shtunë, 31 Tetor 2026

Rikthehet në qeli ish-truproja i Azem Hajdarit

Marjan Gryka, ish-truproja i të ndjerit Azem Hajdari, është kthyer përsëri në qeli. Ai është arrestuar përsëri nga Policia e Shkodrës, pasi Gjykata e Apelit në këtë qytet ka ndryshuar masën e sigurisë nga hetim në gjendje të lirë, në arrest me burg.

Marjan Gryka, 37 vjec, akuzohet për kallëzim të rremë dhe armëmbajtje pa leje, pasi, sipas Prokurorisë së Shkodrës, ka inskenuar një atentat ndaj vetes, duke u plagosur në këmbë me një pistoletë që e mbante pa leje.

Gryka, i cili është aktualisht kryetar i shoqatës “Azem Hajdari”, u gjet i plagosur lehtë në këmbë me armë zjarri mbrëmjen e 27 shtatorit në aksin rrugor Shkodër-Zogaj. Ai tha pas ngjarjes, se bëhej fjalë për një atentat me motive të pastra politike.

Sipas Grykës, ky atentat ka ardhur pasi njerëz në pushtet nuk duan që të rihapet dosja e Azem Hajdarit. Por, sipas policisë, provat materiale dhe shkencore vërtetojnë se gjithçka është sajuar nga i dëmtuari, i cili ka qëlluar veten me pistoletë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›