E Shtunë, 31 Tetor 2026

Policia, masa per festat e fundvitit

Policia e Shtetit përgatit planin e masave për festat e fundvitit, duke siguruar se do të jetë sa më pranë emigrantëve, por edhe shqiptarëve që duan të kalojnë ndërrimin e viteve jashtë shtetit.

Strukturat e Drejtorisë së Policisë së Tiranës thanë se i kanë marrë të gjitha masat e nevojshme për t’iu përgjigjur në kohë kërkesave të qytetarëve për t’u pajisur me pasaportë për jashtë vendit.

Stafi i seksionit të policimit në komunitet, pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, ka marrë udhëzimet përkatëse për menaxhimin sa më të mirë të prodhimit në kohë të pasaportave, duke përballuar fluksin normal të kërkesave për pasaporta të qytetarëve. Këto masa janë marrë me qëllim për të përballuar në kohë reale nevojat e shtetasve shqiptarë, të cilët kanë emergjencë shëndetësore, ku për pajisjen me një afat të shpejtë të tyre duhet të paraqesin epikrizën.

Ndërkohë, lehtësira do të ketë edhe ndaj emigrantëve shqiptarë, të cilët vijnë në vendin e tyre me rastin e festave të fundvitit, duke e prodhuar pasaportën me një afat të shpejtë. Edhe policia kufitare e Kapshticës ka bërë gati një plan masash për lehtësimin e procedurave të kalimit në kufi të të gjithë emigrantëve,
që pritet të vijnë me rastin e festave të fundvitit. Për të përballuar situatën në kufi me shtimin e fluksit të lëvizjeve sipas të dhënave nga burimet e policisë kufitare, është kryer hapja e sporteleve shtesë.



AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›