Kryeziu, gruaja i shkruan ambasadorit amerikan

Anila Kryeziu, bashkëshortja e Ismet Kryeziut, i zhdukur prej 28 ditësh nga apartamenti i tij në Tiranë, ka denoncuar në Ambasadën e Shteteve të Bashkuara, strukturat shtetërore shqiptare që kanë lidhje me këtë
ngjarje.
AC_FL_RunContent( 'codebase','http://download.macromedia.com/pub/shockwave/cabs/flash/swflash.cab#version=9,0,28,0','width','580','height','99','src','flash/banner','quality','high','pluginspage','http://www.adobe.com/shockwave/download/download.cgi?P1_Prod_Version=ShockwaveFlash','movie','flash/banner' ); //end AC code
ngjarje.
Nëpërmjet një letre, Anila kërkon ndërhyrjen e ambasadorit Xhon Uidhers të zbardhë të vërtetën e rrëmbimit dhe zhdukjes së Ismetit, pasi dyshon se
ai mbahet në birucë ose mund të jetë asgjësuar për qëllime politike.
Gjithashtu, në një letër drejtuar Parlamentit të Shqipërisë, grupeve parlamentare të PD-së, PS-së,
LSI-së, PSD-së, Anila u kërkon baballarëve të kombit të vënë dorën në zemër dhe të kujtohen se në Republikën e Shqipërisë, është zhdukur një qytetar.
Nderkaq, Prokuroria e Tiranës ia ka kthyer dosjen “Kryeziu” për plotësime Policisë së Shtetit. Kryehetuesi i
çështjes, Etien Kapo, e ka mbajtur çështjen pak ditë dhe pasi ka përpiluar 18 pyetje për dëshmitarë e ka rikthyer sërish në polici.