Lohan dorëzon pyetesorin e KE-se: Zgjidhni krizen
TIRANE- Ndërsa Shqipëria kalon në një moment tjetër sa i përket procesit të anëtarësimit të saj në BE, Komisioni Europian bën apel për zgjidhjen e krizës politike.
Një muaj pasi 27 vendet e familjes së madhe europiane morën vendim për të marrë në shqyrtim kërkesën, e dorëzuar nga Shqipëria më 28 prill të 2009, ambasadori i Komisionit Europian në Tiranë, Helmut Lohan i dorëzoi sot qeverisë shqiptare pyetesorin e KE-së.
Pyetësori i përbërë nga 2280 pyetje në 384 faqe iu dorëzua kryeministrit shqiptar pak para mesditës së sotme. “ Është një tregues i seriozitetit që KE po përpiqet të kuptojë në mënyrë gjithëpërfshirëse, për përgatitjen e Shqipërisë” theksoi Lohan në konferencën e përbashkët për shtyp me kreun e qeverisë.
Nga ana e tij Berisha tha se pyetori ishte “një kartolinë historike për të gjithë shqiptarët”. Ndërsa theksoi seriozitetin dhe përkushtimin e stafit të tij në plotësimin e këtij pyetësori i bëri thirrje kundërshtarit të tij politik Edi Rama Edi Rama qe bashkarisht të përshëndesin dorëzimin e këtij pyetesori pyetësorit të Komisionit Europian, në kuadër të aplikimit për statusin e vendit kandidat në BE.
“Duhet të garantoj se qeveria ime dhe autoritetet shqiptare do të punojnë me përkushtim të madh, me një gjithëpërfshirje të spektrit politik, të shoqërisë civile, të grupeve të interesit, në mënyrë që përgjigjet që do t'i dërgohen KE-së të jenë më të vërtetat e të vërtetave.Ftoi sot kryetarin e PS-së, Edi Rama, që bashkarisht të përshëndesim në një konferencë shtypi këtë moment historik për të gjithë shqiptarët, si një dëshmi e vullnetit të përbashkët të forcave politike, për të kontribuar në procesin e integrimit të vendit në BE. Ju siguroj se qeveria mbetet shumë e hapur për të dëgjuar zërin e opozitës"- tha ndër të tjera Berisha.
Lohan përcolli sërish mesazhin politikës shqiptare për zgjidhjen e krizës politike se vendi i debatit politik është brenda në parlament.
“BE i bën thirrje të gjithë partive të ndjekin një dialog politik konstruktiv duke u përfshirë në parlament. KE uron që kjo situatë të kalojnë në fillim të vitit që vjen në mënyrë që Shqipëria të vazhdojë përpara ashtu sic e meritojnë shqiptarët” mbylli fjalën amasadori i KE-së, Helmut Lohan.
(s.g/BalkanWeb)