Rumania, feston 20 vjetorin e rrëzimit të komunizmit
Dhjetori i 2009-ës e gjen Rumaninë duke përkujtuar 20 vjetorin e revolucionit që rrëzoi regjimin komunist ne vend. Dy dekada më parë revolucioni i përgjakshëm solli përleshje të ashpra nëpër rrugë, ndërsa rumunët kërkonin largimin e diktatorit komunist Nikolai Çaushesku dhe gruas së së tij ,Elenës. Ceremonitë përkujtimore zhvillohen në qytetin e Timishoarës, vendi ku edhe filloi revolucioni. Pjesëmarrës në aktivitetet e organizuara me këtë rast janë dhe ish-presidentët e parë pas rënies së komunizmit në Poloni e Hungari, përkatësisht Les Valesa dhe Matias Szuros. Timisoara, është një qytet që ndodhet rreth 350 kilometra në veriperëndim të kryeqytetit të Rumanisë, Bukureshtit. Më 15 dhjetor të shumë viteve më parë, protesta masive përfshiu vendin. Ajo qe e dhunshme dhe regjistroi skena terrori nga forcat e sigurisë së shtetit. Rreth 100 njerëz u vranë dhe qindra të tejrë u plagosën ndërsa Timisoara qëndroi e vetme për t'u përballur me forcat e Çausheskut për pesë ditë përpara se të përfshihej edhe Bukureshti. Një fjalim i Çausheskut në 21 dhjetor në Budapest u ndërpre nga perleshjet, nga dhuna. Për pasojë më shumë se 10 000 njerëz u raportuan të vdekur, shumë prej të ciëlve civilë. Transformimi politik në Rumani u krye ndryshe nga vendet e tjera të Europës Lindore, ai ishte i përgjakshëm dhe i dhunshëm. Shteti juridik mbeti për një kohë të gjatë utopi. Nga të gjitha shtetet satelite të ish-Bashkimit Sovjetik, Rumania ka historinë më interesante komuniste. Regjimi komunist i Ceausescu-t ishte në veçanti brutal dhe kurrë nuk ka lejuar një opozitë të organizuar. Rumania e rrëzoi diktaturën me dhunë dhe gjakderdhje. Nuk është ndonjë befasi, kur dihet se vlerat civilizuese nuk mund të realizoheshin ndryshe. Dhuna në sheshin e Universitetit në Bukuresht ishte kulmi i manifestimeve të dhunshme dhe sinjal për ndryshimin e rrugës së Rumanisë, për rrugën e reformimit të regjimit nacionalist dhe autoritar.