Bill Klinton mbërrin të dielën në Kosovë
Kryeministri Hashim Thaçi fton gjithë qytetarët kosovarë të marrin pjesë në pritjen madhështore që do t’i bëhet zotit Klinton. Ish-shefi i Shtëpisë së Bardhë vjen në Kosovë me ftesë të kryeministrit, në shenjë respekti për kontributin e tij në ndarjen e Kosovës nga regjimi diktatorial i Beogradit.
“Ish-Presidenti amerikan, z. Bill Klinton është i mirëpritur nga institucionet dhe populli i Kosovës”, theksoi Thaçi, duke shtuar se kjo është një mirëseardhje e madhe e një njeriu të madh që ka bërë shumë për Kosovën, për lirinë e saj dhe për demokracinë në botë.