I mbijetuari në Tisa: Na tradhtuan trafikantët
Sipas tij, klandestinët nuk e kanë ditur që pjesë e udhëtimit do të jetë edhe kalimi mbi lumë. Ai ka pohuar se Rrahim Mirena, së bashku me tri vajzat dhe gruan, kanë qenë duke udhëtuar së bashku me varkë. Sipas tij, aty ishin 18 persona, nëntë fëmijë dhe nëntë të rritur.
“Na kanë pre në besë. Nuk e kam ditur që ne do të kalojmë lumin”, ka deklaruar Blerim Rama për Radio Televizionin e Kosovës (RTK).
Ndërkohë, Fadil Mirena, familjar i të zhdukurit Rrahim Mirena, ka konfirmuar se nga biseda që ka pasur me të mbijetuarin, Blerimin, ka kuptuar se familja pesënëtarëshe e kushëririt të tij, ka qenë në barkën e fundosur.
“Unë jam takuar me Blerimin. Ai më ka thënë se e njeh Rrahimin dhe vajzat e tij. Ai më ka thënë se një natë kanë fjetur bashkë në një shtëpi në Serbi, ndërkaq të nesërmen ata janë nisur me barkë për të kaluar lumin. Nuk e di nëse ata kanë mundur të mbijetojnë nga përmbytja”, thotë Fadil Mirena.
Ndërkohë, edhe gjatë ditës së enjte autoritetet kosovare nuk kanë zbuluar ndonjë detaj lidhur me këtë rast, pasi sipas tyre, kjo çështje ka kaluar në kompetencë të prokurorit të EULEX-it.
Ndërsa zëdhënësi i Policisë së Kosovës, Baki Kelani ka thënë për gazetën “Express” se, hetimet e policisë për kapjen e personave të dyshuar janë duke vazhduar me intensitet. Deri më tani, ai e cilëson si sukses punën e PK-së, e cila ka arritur t’i identifikojë katër persona të dyshuar si trafikantë të qenieve njerëzore.
“Hetuesit policorë janë në ndjekjen e arrestimin personave, ndaj të cilëve është lëshuar fletërresti. Është sukses që janë identifikuar kush janë ata persona. Tani, detyrë e hetuesve është të dinë nëse këta persona janë ende në Kosovë, apo kanë ikur jashtë vendit”, deklaron Kelani.