Kosova prezanton potencialet në konferencën e ATS-së
Shteti më i ri i Evropës përfaqësohet nga zyrtarët e Ministrisë së Tregtisë dhe Industrisë, Nehat Ramadani, këshilltar në MTI, dhe Bujar Kuqi, drejtor i Departamentit të Turizmit dhe Hotelerisë në MTI.
Përmes materialeve të ndryshme ata prezantuan potencialet turistike të Kosovës, si dhe fushat e tjera që posedon Kosova. Po ashtu, para industrialistëve më të fuqishëm botërorë të turizmit u editua spoti publicitar i Kosovës, "Kosovo, the young European".
Prezantimi u përcoll nga të pranishmit me një interesim të theksuar, ku shumica e të tyre mbetën të mahnitur për resurset dhe mundësitë që ofron Kosova. Ndërkaq, Devid Perry, kryetar i Bordit të ATS-së, dhe Phill Oterson, president i ATS së, publikuan vendimin e Bordit të saj që konferenca e ardhshme vjetore do të mbahet në Kosovë, në tetor të vitit 2010, gjë që pritet të ndikojë më tej në afirmimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.