Rritet çmimi i naftës në tregun vendas

Rritet me 5 lekë çmimi i naftës në Tiranë. Kështu një litër nafte nga 122 lekë kushton 127 lekë. Rritje të çmimit ka pësuar dhe benzina e cila shitet me rreth 134 lekë. Tregtarët në pikat e karburanteve thonë se kjo rritje e çmimit ka ardhur si rezultat i mbarimit të rezervave dhe daljes në treg të naftës me çmimm më të lartë. Ndërkohë që nafta në botë ka pësur ulje në tregun tonë ndihet efekti i rritjes së çmimit të para një jave ku një fuçi naftë kapi vlerën e 82 dollarëve.
Ndërkohë që ulja që ka pësuar çmimi i arit të zi në botë shpjegohet me faktin e rimëkëmbjes së ekonomisë botërore dhe rritjes së kërkesës për naftë. Një tjetër faktor që ka ndikuar në ulje e çmimit naftës në botë ka qenë dhe për shkak të vlerësimit të dollarit kundrejt euros. Çmimi i naftës pritet të pësojë ndryshime deri në arritjen e një stabiliteti më të madh ekonomik.