E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bime: Lejen e ndertimit e dha KRT-ja, jo une

Ne nje lidhje direkte me “Top Story” nga Gjirokastra, kryebashkiaku Flamur Bime ka folur per tragjedine e qytetit jugor ku pas rrezimit te nje pallati humben jeten 3 vete.

“Gjirokastra e ndjeu shume ate ngjarje te rende qe perjetoi ne daten 9 dhe i gjithe populli i qytetit u bashkua si nje familje e vetme. Edhe une kam qene pjese kryesore e kesaj gjendje, por sepse ne radhe te pare jam prind dhe qytetar.

Nuk e kisha menduar kurre se do kaloja momente te tilla aq te veshtira. Kryetari i bashkise eshte sherbetori i qytetit por edhe nje nga anetaret e KRT-se dhe kjo do te thote se eshte 1/15 e atij stafi. Asnje nga anetaret nuk ishin kunder. Lejen e jep KRT-ja dhe jo kryetari i bashkise. Ne fund te gjithe rame dakort qe ajo leje ndertimi te jepej”, theksoi Bime.

Me tej, ai mohoi cdo akuze se familjare te tij kane lidhje me firmen e ndertimit. “Eshte nje ceshtje qe do zbardhet dhe do merret vesh kush jane investitoret e vertete. Pjesetaret e familjes time nuk kane asnje lidhje me ate ndertim. Gjirokastra dhe qytetaret jane te interesuar qe te dale e verteta”, shtoi kryebashkiaku i Gjirokastres.

Bime u perqendrua gjithashtu edhe tek hetimet per kete ngjarje por perjashtoi mundesine e doreheqjes. “Une jam nje kryetar bashkie qe s’kam imunitet mbi prokurorine. Une isha ne cilesine e deshmitarit per rrethanat e ngjarjes dhe per dhenien e lejes se ndertimit. Prokuroria me ka pyetur per proceduren e dhenies se lejes, si funksionon KRT-ja dhe per disa ceshtje te tjera qe i perkasin procesit hetimor”, vijoi Bime. 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›