E Shtunë, 31 Tetor 2026

Paloka: Ngjarja e Gjirokastres, me e rende se Gerdeci

Deputeti demokrat, Edi Paloka ka deklaruar se shembja e pallatit ne Gjirokaster eshte nje ngjarje me e rende se ajo e Gerdecit.

“Gjirokastra eshte rast me i rende korrupsioni se Gerdeci”, eshte shprehur Paloka, ne emisionin “Top Story” ne Top Channel.

Sipas tij, Gjirokastra tregoi se morali i politikes se re te PS-se, ka mbetur te politika e vjeter. “Rasti i Gjirokastres na dha nje mundesi ballafaqimi qe na tregon se sa te rinj jane keta politikanet e rinj dhe si do te sillen neser kur te jene ne pushtet. Ky rast tregon se jane po kaq te vjeter, sic kane qene”, tha Paloka.

Ndersa per deputetin socialist Taulant Balla, “morali i politikes shqiptare tregohet ne ceshtjen e Gerdecit”.

Ai ka deklaruar se fillimisht do duhet te ishte kryeministri Berisha qe duhet te jepte doreheqjen pas ngjarjes se Gerdecit dhe me pas te kerkohet doreheqja per ngjarjen e Gjirokastres.

“Per ceshtje morali dhe pergjegjesie ne kemi kerkuar doreheqjen e Sali Berishes, pasi ekzistojne te gjitha provat qe ai eshte i perfshire ne kete tragjedi te madhe. Jane bere publike se si Sali Berisha ka miratuar te gjitha dokumentacionet e duhura per te zhvilluar biznesin”, pohoi Balla.

Nderkohe per republikanin Arjan Madhi, lidhja mes ngjarjes se Gjirokastres dhe asaj te Gerdecit lidhet me moralin njerezor dhe ate politik.

Nese ne rastin e Gerdecit, republikanet treguan moralin e tyre pas doreheqjes se ish-ministrit Mediu, ne ngjarjen e Gjirokastres nje moral i tille nuk po tregohet.

“Ne ngjarjen e Gerdecit u tregua vullneti politik dhe njerezor”, tha Madhi.

Kurse per deputetin e PS-se, Erjon Brace “ngjarja e Gjirokastres ngjan me nje aksident rrugor, ndersa e Gerdecit si nje atentat kamikaz”.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›