Bimët medicionale, Shqipëria kryeson në eksport, por jo në konsum

Shqipëria ndodhet në krye të vendeve që eksportojnë bimë mjekësore në tregjet europiane dhe ato përtej Atlantikut. Ilacet bimore ne Shqiperi nuk konsumohen shume dhe mjekët tanë nuk i rekomandojnë ato ashtu si ndodh në shtetet e tjera. Sipas autoriteteve te Ministrisë së Shendetësisë, mjekësia natyrale nuk kundershton mjekesine tradicionale.
Në vendin tonë gjendet nje numër i madh bimësh me vlera mjekësore. Në total Shqipëria eksporton 80 ton bimë medicinale dhe aromatike ne vit, me një vlerë prej 50 milion eurosh. Ndër të cilat ekzistojnë 320 bimë të tilla që përdoren në farmaceutikë, kozmetikë, industrinë e pijeve etj. Mes tyre janë 30 bimë që rriten vetëm në Shqipëri.