Dekreti i kishës në Shkodër: Kush vret e merr gjak nuk është më “bir i Perëndisë”

Nëse vret në emër të gjakmarrjes do të shkishërohesh në emër të Zotit, e të mos cilësoshesh më si biri i perëndisë, kjo do të thotë shumë për një besimtar të krishterë. Pikërisht këtë do të zbatojë edhe kisha në Shkodër. Ajo ka gjetur një mënyrë për të ndaluar fenomenin e gjakmarrjes në këtë qytet që ditët e fundit ka shënuar përmasa të mëdha. Për të gjithë ata që vrasin dhe marrin gjak do të shkishërohen dhe nuk do të jenë më pjesë e bashkësisë së krishterë. Arqipeshkvi i dioqezes se Sapes Luciano Avgostini ka sqaruar edhe arsyet per marrjen e këtij dekreti.
Te shkisheruarit ne baze te ketij dekreti te miratuar tashme nuk mund te marrin pjese ne kremtimet e kishes, nuk mund te marrin sakramentet, dhe nuk mund te sakramendohet, ne varrezat katolike. Megjithate ky dekret perfshin edhe rastet e pendeses, ku personat e penduar duhet te shfaqin publikisht pendesen, te ndreqin padrejtesine e bere dhe te kryejne denimin qe parashikon ligji.