Panair në Ditën Botërore të Librit

Në bashkëpunim me Shoqatën e Botuesve Shqiptarë, fakulteti zhvilloi sot një panair libri me botimet më të reja të fushave që studiohen në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë me çmime të ulura për studentët.
Me këtë rast, paraqiten në auditorë për studentë e specialistë, botimet shkencore të pedagogëve të fakultetit dhe të shtëpive botuese pjesëmarrëse në panair.
Këtë vit do të vihet në dispozicion të pjesëmarrësve një katalog me botimet e pedagogëve të Fakultetit të Historisë e të Filologjisë prill 2010-prill 2011.
Një tryezë debati do të pasojë aktivitetin me moton e shpallur për këtë vit nga UNESCO. Tryeza e debatit do të ketë në fokus dy tematika: E ardhmja e fjalës së shtypur në epokën dixhitale dhe Letërsia shqipe e njohja e saj jashtë vendit.
/Start/
2011-04-22 13:46