Bin Laden nuk është vrarë në 2 Maj
Bin Laden nuk është vrarë në 2 Maj. Ky është përfundimi në të cilin ka arritur e përditshmja e Islamabadit "Pakistan Observer"
Më tej kjo gazetë shton se trupi i Osama Bin Laden, që prej disa vitesh, ndodhej në një morg special i ndërtuar nga forcat amerikane në një vend të vogël dhe të sigurtë pranë bazës ajrore amerikane të Bagram në Afganistan.
Më vonë, planet e CIA-s, kanë inskenuar kapjen e tij në një lokalitet në brendësi të Pakistanit, dhe vrasjen në momentin që ata e kanë qujatur si më të duhurin.
Trupi tashmë i ngrirë prej kohësh i Osama-s është sjellë me helikopter, është vendosur në katin e sipërm të banesës, dhe ushtarët vetem sa kanë spërkatur një bojë që ishte e ngjashme me gjakun, për të dhënë idenë e vrasjes.
Në fund gazeta pohon se sipas informacioneve shumë të sigurta, në këtë aksion ishin përfshirë jo katër por 20 mjete fluturuese të gjeneratës së fundit, 40 deri në 100 persona dhe shumë të tjerë në gjendje alarmi ndodheshin në Jalalabad si dhe në flotën amerikane në Detin Arabik.