Vijon gara për Tiranën, Basha kryeson me 611 vota
Vijon numërimi në KZAZ-në 49, në njësinë bashkiake numër 5 në kryeqytet ndërsa sipas rezultateve paraprake deri më tani kryeson me 611 vota kandidati i mazhorancës Lulzim Basha.
Ndërsa që janë numëruar 3 kutitë e para për ditën e sotme në njësinë bashkiake numër 5 kandidati i PS-së Edi Rama ka marrë 296 vota ndërsa kandidati i mazhorancës Lulzim Basha ka marrë 291 vota.
Sipas të dhënave të mbledhura nga gazetarët e “Ora News”, kandidati i “aleancës për qytetarin” Lulzim Basha ka marrë 121437 vota ndërsa kandidati i “aleancës për të ardhmen” Edi Rama ka marrë 120 826 vota.
Ndërkohë vijon normalisht numërimi i votave në njësinë 5 ku do të përcaktohet edhe fituesi i garës për bashkinë e Tiranës.