E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bin Laden urdhëroi vrasjen e Obamës: SHBA do rrënohet nga Biden

WASHINGTON – I izoluar nga bota dhe larg anëtarëve të organizatës së tij, Osama Bin Laden vazhdonte të thurte plane kundër SHBA-ve, duke kërkuar vrasjen e presidentit Barack Obama.

Këto urdhra u dërgoheshin terroristëve përmes letrave të shkruara nga vetë Bin Laden, kopje të të cilave u sekuestruan në shtëpinë ku u vra kryeterroristi, në Abbottabad të Pakistanit.

Këto dokumente do të bëhen publike shumë shpejt për të gjithë, por Washington Post ka publikuar disa prej tyre, ku Osama Bin Laden kërkon vrasjen e presidentit Obama.

Sipas Washington Post, këto elemente tregojnë se Bin Laden ishte ende një lider që hartonte strategjitë e organizatës, por planet e tij nuk arrinin të realizoheshin, për shkak të vështirësive të komunikimit me njerëzit e tij.

Bin Laden ishte i bindur se objektivi themelor i Al Qaeda-s ishte Amerika. Në një nga dokumentet e gjetura në shtëpinë e tij, Bin Laden urdhëronte përgatitjen e një celule speciale që do të godiste avionin e presidentit Obama.

“Duhet të përqëndrohemi tek Obama sepse duke vrarë atë do të bëjmë që të zëvendësohet nga Biden, icili është shumë i papërgatitur për të qëndruar në krye të Presidencës dhe do ta rrënojë ai Amerikën.”- shkruante Bin Laden.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›