Francë, Sarkozy ofendon gazetarin: Çfarë teveqeli!
PARIS - Mbase i entuziazmuar nga sondazhet e fundit, që e nxjerrin në avantazh kundrejt rivalit të tij socialiste Francois Hollande, presidenti francez, Nicolas Sarkozy ka lëshuar paska gojën duke bërë kështu gafën e radhës.
Gjatë një vizite në lindje të Parisit, Sarkozy duket se ka humbur durimin me një gazetar të ri që e pyeste për përleshjet mes policisë dhe punonjësve grevistë të çelikut, dhe e quajti reporterin teveqel.
“Mendon se e çaj kokën shumë për këto që thua ti. Çfarë pret ti të them unë? Çfarë teveqeli!”- u shpreh Sarkozy.
Faji i vetëm i gazetarit ishte se insistoi shumë, duke i kërkuar kreut të Elizeut që të komentonte përdorimin e gazit lotsjellës nga policia. Pasi e ofendoi reporterin, Sarkozy u bë pishman dhe u justifikua në mënyrën e tij.
“Është simpatik dhe i ri”- ka thënë presidenti.
(er.nu/news24/BalkanWeb)