Monumenti i 100-vjetorit, 61 artistë paraqesin 80 boceta
TIRANE - Në përfundim të Konkursit Ndërkombëtar për Monumentin e 100-vjetorit të Pavarësisë Ministri i Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve Aldo Bumçi dhe Drejtori i Galerisë Kombëtare të Arteve Rubens Shima, në një konferencë për shtyp, dhanë detajet e konkurrimit dhe bocetet e paraqitura.
Ministri Bumçi tha se ftesës së MTKRS dhe GKA i janë paraqitur 61 artistë me rreth 80 bocete, ndër të cilët 26 artistë janë nga Shqipëria, 13 artistë nga diaspora, 8 nga Maqedonia dhe Kosova si dhe 14 artistë ndërkombëtarë.
Ndërsa Drejtori i GKA, Rubens Shima e cilësoi këtë konkurs si një ndër konkurset me pjesëmarrjen më të lartë gjatë këtyre 20 viteve të fundit.
Konkursi për Monumentin e 100 vjetorit të Pavarësisë është shpallur në 22 dhjetor 2011 dhe është mbyllur në 15 mars të këtij viti. Të gjitha bocetet janë mbledhur nga Galeria Kombëtare e Arteve. Juria e konkursit është e përbërë nga 9 personalitete të shquara kombëtare dhe ndërkombëtare të artit, kulturës dhe arkitekturës.
Juria fillon punën në datë 18 Mars dhe në datë 21 Mars do të vlerësohen 5 bocetet më të mira me sistem pikësh të cilat do ti paraqiten Komisionit Shtetëror të Festimeve pranë Kryeministrit.
Ndërsa nga data 22 Mars deri në 25 Mars në GKA të gjitha bocetet pjesëmarrëse do të mund të vizitohen falas nga publiku.
Ministri Bumçi njoftoi gjithashtu se MTKRS në bashkëpunim më GKA brenda këtij viti do të shpallë gjithashtu edhe konkurse publike për realizimin e 4 monumenteve të tjera të cilat janë: Shtatore kushtuar Ismail Qemalit, Shtatore kushtuar Mbretit Ahmet Zog, Shtatore kushtuar Hasan Prishtinës si dhe Monumenti Kushtuar Kongresit të Lushnjës( Ky monument do të vendoset në këtë qytet ndërsa 3 shtatoret do të vendosen ne Tiranë).
(er.nu/BalkanWeb)