Starton në Australi “Botërori 2012” i Formula 1
AUSTRALI – Mclaren ka dominuar në provat zyrtare të Çmimit të madh të Australisë me Lewis Hamilton që fitoi pole position dhe Jenson Button që u rëndit i dyti.
Ka nisur kështu kampionati botëror i vitit 2012 në Formula 1, që këtë edicion pritet të jetë mjaft emocionues.
Surpriza e ditës ka qenë francezi Romain Grosjean me Lotus që zuri vendin e tretë, përpara pilotit të Mercedes, Michael Schumacher. Ky i fundit e ka nisur mjaft mirë sezonin e ri, duke treguar edhe në provat e lira se gëzon një makinë më kompetitive se edicionin e kaluar.
Ndërkohë kampioni i botës Sebastian Vettel u rendit i gjashti. Gjermani që në ‘Botërorin 2011’ vendosi rekordin e 14 pole-ve është kaluar edhe nga shoku i tij i skuadrës Mark Webber.
Por zhgënjimi i provave të para kanë qenë padyshim dy makinat Ferrari, që nuk u kualifikuan as për në sesionin e tretë të provave. Fernando Alonso u rendit i dymbëdhjeti ndërsa shoku i tij i skuadrës Felipe Massa në vendin e gjashtëmbëdhjetë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)