E Shtunë, 31 Tetor 2026

Jeta e vështirë e romëve, kërkojnë më shumë përkrahje

TIRANË – E fillojnë punën herët në mëngjes, mes kazanëve të hedhurinave, me shpresë se diçka ka mbetur edhe për ta.

“Jetë e vështirë për të siguruar ushqimin për familjet tona. Edhe në plehra nuk ka punë më. Ku të shkojmë? Shesim këto kanoçet marrim 2-3 mijë lekë, sa mos vdesin kalamajtë për bukë. Në romët jemi shumë të shtypur, jemi pa strehim, jetojmë nëpër çadra.”- pohojnë të intervistuarit.

Kështu nis e mbaron rrugëtimi i tyre çdo ditë, ndërsa një tjetër mënyrë punësimi kanë zgjedhur fëmijët e tyre. Në vargun pafund të automjeteve ata kërkojnë të shpërblehen për punën e tyre.
Në fund të ditës ata i gëzohen asaj që kanë mundur të fitojnë pas dorës së zgjatur dhe punës duke pastruar xhamat e makinave.

“Kjo është mënyra e vetme për jetesën tonë”- shprehen ata. Ndaj me sytë e shpresë nga shteti ata kërkojnë më shumë vëmendje. “Qeveria duhet të mendojë për ne”.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›