E Shtunë, 31 Tetor 2026

Arrestohet ish-shefi i shërbimeve sekrete të Gaddafit

MAURITANI - Është arrestuar në Mauritani, ish-shefi i shërbimeve sekrete të Muammar Gaddafit, Adballah al Senussi.

Ky i fundit kërkohej nga Gjykata Ndërkombëtare për krime kundër njerëzimit. Mësohet se Senussi u arrestua në aeroport, ndërsa udhëtonte nga Kasablanka drejt Marokut. Senussi udhëtonte me një pasaportë false në momentin kur u pikas nga autoritetet.

Eksponenti i lartë i regjimit të ish-kolonelit libian dhe kunati i Muammar Gaddafit, njihej edhe si një prej bashkëpunëtorëve të tij më besnikë.

Ai u largua nga Libia kur ish-koloneli u vra në tetor të vitit të kaluar. Lajmi i arrestimit të tij është pritur me shumë entuziazëm në Tripoli, pasi për dekada të tëra Senussi ka qenë burim frike dhe tmerri për libianët.

(er.nu/news24/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›