E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bin Laden, zbulohet shtëpia e dytë e sigurt në Pakistan

Osama bin Laden ka jetuar i pasfiduar në një shtëpi të dytë të sigurt në Pakistan.Ai ka kaluar dy vjet e gjysmë në një fshat të qetë në kodër, përpara se të shkonte në vitin 2005 në kompleksin ku ai u vra. Besohet se Al Kaeda është drejtuar prej tij nga Pakistani prej më shumë se shtatë vjetësh. Tashmë zyrtarët amerikanë janë të bindur se ai ndihmohej nga shërbimet sekrete pakistaneze. Shtëpia e dytë u zbulua nga gruaja më e re e Bin Ladenit, Amal Ahmed Abdulfattah, 27 vjeçe. Ajo iu tha hetuesve se ata kishin jetuar në një fshat aty afër, Çak Shah Mohamad. Ajo tha se ata kishin qëndruar aty për dy vjet e gjysmë, përpara se të shkonin në Abutabad në fund të 2005-s, tha një oficer pakistanez. Ndërsa policët kishin shkuar për të kërkuar gjurmë të Bin Ladenit, banorët e fshatit iu thanë se të huajt misteriozë kishin qëndruar në atë zonë në 2004-n.
Ndërkohë, një tjetër rrëfim nga Pakistani siguron se Osama bin Laden përdorte Viagra bimore, bimë mjekësore kundër impotencës. Ilaçet u gjetën në shtëpinë e tij në Abutabad. Lajmi u dha nga shtypi pakistanez pas marrjes së disa detajeve nga kontrolli i shtëpisë së ish-numrit një të Al Kaedës dhe nga rrëfimi i së vesë me origjinë jemenase. Sipas saj, 54-vjeçari që kishte pesë gra dhe mbi 20 fëmijë, nuk kishte shëndet të keq dhe preferonte të kurohej me mjete natyrale. E cituar nga televizioni amerikan NBC, e veja tha se prej 10 vitesh Osama i kishte zgjidhur problemet e tij me veshkat, falë dy ndërhyrjeve kirurgjikale. Nuk ka qenë kurrë i dobët dhe as i brishtë. Kurohej vetë, ka thënë e reja. Në sirtarin e tij kishte edhe ilaçe kundër presionit të lartë të gjakut, ulcerës, herpesit dhe problemeve nervore. Vdekja e Bin Ladenit ka ndikuar në jetën e shumë personave në të gjithë botën, edhe në Kenia. Një batalion sigurie u urdhërua të patrullojë rreth shtëpisë së gjyshes së Barak Obamës në periferitë e Kenias. Ne kemi marrë raportime për plane për të sulmuar Mama Sarah Obama dhe menjëherë morëm masa sigurie, tha shefi i policisë lokale, Stefen Çeteka për gazetën keniane African Review. Në Afrikë, frika e një hakmarrjeje nga të mbeturit e Al-Kaedës ishte shqetësuese. Humbja e liderit të Al-Kaedës në fillim mund ta zemërojë lëvizjen, por më pas ata do të rigrupohen dhe do të vazhdojnë, tha kryeministri i Kenias, Raila Odinga.

Më i vështiri

Presidenti amerikan, Barak Obama, ka pohuar se Urdhri për vrasjen e Osama bin Ladenit ishte një ndër urdhrat më të vështirë që kam dhënë në krye të forcave të armatosura. Ai shtoi se tashmë SHBA synon goditjen përfundimtare ndaj Al Kaedës. Obama shtoi se Vrasja e Osama bin Ladenit ishte një ndër momentet më të lumtura gjatë presidencës sime dhe 40 minutat e operacionit ishin më të gjatat në jetën time.

Pakistani

Kryeministri pakistanez, Jusuf Raza Gilani, ka reaguar ashpër ndaj akuzave të Perëndimit ndaj vendit të tij. Akuzat e bashkëpunimit apo edhe jo-kompetencës janë absurde, tha ai në Parlament. Ai ka komentuar edhe aksionin e njëanshëm të forcave amerikane në territorin pakistanez. Nuk do të mbetet pa pasoja, edhe pse Pakistani atribuon një rëndësi të madhe raporteve të tij me Uashingtonin.

Obama: Operacioni, sekret edhe Mishelës

Gjatë paraqitjes së tij në emisionin 60 minuta të CBS-së,  Presidenti Barak Obama pohoi presionin e madh të punës së tij, përfshirë ruajtjen e sekretit presidencial, edhe ndaj gruas s렠 tij, Mishel. Ai nuk i kishte thënë Mishelës për aksionin e Osama bin adenit përpara se ai të ndodhte. Unë nuk i kisha thënë as familjes sime, tha Obama. Edhe pjesa më madhe e stafit të Shtëpisë së Bardhë nuk e dinin se fundjava e kaluar do të ishte njëra nga ato me më shumë fat për të gjithë administratën Obama. Presidenti i siguroi të gjithë amerikanët dhe ata që dyshonin në mbarë botën, se Bin Laden është vrarë. Ishte ai, nuk kam asnjë pikë dyshimi. I pashë fotot me sytë e mi, tha ai.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›