Serbia merr masapër azilkërkuesit
BEOGRAD- Autoritetet serbe njoftuan masa të rrepta për të frenuar fenomenin e kërkesave të rreme për azil në vende anëtare të Bashkimit Evropian, numri në rritje i të cilave po shkakton shqetësime tek disa prej qeverive kryesore evropiane, me vënin në rrezik në këtë mënyrë të dukshme të liberalizimit të regjimit të vizave, të vendosur nga Brukseli për shtetasit serbë.
Zëvendëskryeministri dhe ministri i Brendshëm serb, Ivica Daçiç, deklaroi se do të përforcohen dukshëm kontrollet në kufij dhe do të intensifikohen verifikimet mbi agjencitë e udhëtimeve dhe kompanitë e transportit që ndihmojnë serbët që të arrijnë në vendet e preferuara në Evropën Veriore.
(m.a/ansa/BalkanWeb)