Bin Ladeni e kishte idhull Che Guevaren

Themeluesi i Al Qaedas, Osama Bin Laden, i vrarë në 2 maj të vitit të kaluar, kishte idhull Ernesto Che Guevarën.
Kështu është shprehur e veja më e re nga tri gratë e tij, Amal Al-Sadeh, e arrestuar së bashku me të tjerat nga njësia e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, e cila drejtoi sulmin në Abbottabad, në Pakistan.
Al Sadeh është e vetmja që ka vendosur të bashkëpunojë me agjentët, ndërsa dy gratë e tjera vijojnë të heshtin.
“Amal një herë më tha se asaj dhe Bin Ladenit u pëlqente Che Guevara”, shprehet një agjent që ka marrë në pyetje të venë e terroristit.
Ernesto Che Guevara, figurë kyçe në revolucionin kuban, u vra në Bolivi në vitin 1967.
Amal nga Jemeni shkoi në Afganistan kur ishte 18 vjeçe, për tu martuar me Bin Ladenin, asokohe 40 vjeç.