E Diel, 1 Nëntor 2026

Vëllazëria Myslimane kërkon bisedime për qeverinë e Egjiptit

Vëllazëria Myslimane në Egjipt ka thënë se nga votat e numëruara deri më tani, kandidati i saj, Muhamed Mursi, dhe ish-kryeministri Ahmed Shafik, do të garojnë në rrethin e dytë të zgjedhjeve presidenciale.

Vëllazëria Myslimane ka ftuar kandidatët dhe partitë që kanë pësuar humbje në rrethin e parë të zgjedhjeve që të mblidhen, për të diskutuar postin e nënpresidentit dhe formimin e qeverisë së koalicionit.

Zëvendëskryetari i partisë, Isam Alarian, ka thënë se është prioritet “të punohet së bashku, për të shpëtuar kombin dhe për të arritur qëllimet e revolucionit”.

Rrethi i parë i zgjedhjeve presidenciale në Egjipt është mbajtur më 23 dhe 24 maj. Ata janë presidencialet e para që nga rënia e sunduesit veteran, Hosni Mubarak, pas kryengritjes popullore vitin e kaluar.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›