Bing, konkurrenti i ri i Google
Nga Microsofti kanë vërtetuar lançimit të shërbimit të tyre të ri për kërkimin e internetit dhe ai do të quhet Bing. Sipas pohimeve të Microsoftit ky sistem është bazuar në “sistemin e vendosjes” me të cilin krijohet një qasje tërësisht e re e kërkimit të internetit. Mënyra në të cilën Bing funksionon do të duhej të lehtësojë përdoruesve kërkimin e internetit, por edhe të ofrojë rezultate më të sakta të kërkimit. Nga risitë që sjell Bing vlen të veçohet “Best Match” i cili ndan rezultatet më të mira të kërkimit, “Quick Preview” i cili duke kaluar me kursorin e mausit mbi të hap një dritare me informata shtesë dhe “Web Groups” për grupimin e rezultateve në mënyrë intuitive. Bing do të jetë tërësisht operacional dhe në dispozicion për përdorim në mbarë botën prej datës 3 korrik të këtij viti.
30 Maj 2009