E Shtunë, 31 Tetor 2026

Zgjedhjet e qershorit, një hap në rrugën e gjatë drejt BE-së



Nga Tirana, Enrju Mekdouell

Teksa fushata për zgjedhjet e qershorit po bëhet gati për të nisur, kryeministri Sali Berisha duket i gjallë në ndërtimin e kapitalizmit, me një valë të re optimizmi, që pasi vendi i tij, më 18 prill, paraqiti formalisht kërkesën për anëtarësim në Bashkimin Europian. Ky rast shënoi “kthesën e kombit tim drejt kombeve të familjes europiane”, thotë gjithë shpresa kryeministri Sali Berisha, duke shtuar se e ka përmbushur misionin
Megjithatë, në realitet, kjo ngjarje është thjeshtë një gjest simbolik në nisjen e fillimin e fazës së fundit të Shqipërisë drejt BE-së, një fazë e gjatë dhe torturuese, njëherësh, dhe me plot premtime për zhvillimin e një demokracie liberale dhe të qëndrueshme ekonomikisht.

Koha e aplikimit u zgjodh pikërisht në një moment të përshtatshëm, pasi vendi kishte hyrë në NATO, më 4 prill. Kjo ngjarje u pasua me ceremonitë të shumta që të kujtonin kohën e komunizmit, megjithëse Shqipëria ndryshon nga vendet e tjera skeptike të Lindjes, pasi anëtarësimi në Aleancë gëzoi mbështetje të gjerë popullore, me më shumë se 90% të publikut.

Disa vëzhgues komentuan se paraqitja e kërkesës për në BE në këtë moment, më shumë ka të bëjë me zgjedhjet e 28 qershorit, por, nuk ka dyshim se kjo lidhet edhe me rëndësinë simbolike të anëtarësimit të vendit në NATO. Ky vend ka qenë i izoluar hermetikisht nga bota për shumë kohë, në periudhën e pas luftës, ku ishte në aleancë me jugosllavët, më pas me sovjetikët dhe së fundmi, me kinezët, periudhë që pasoi me një kolaps të thellë.

Anëtarësimi europian është tërësisht një sfidë e re, me më shumë përfitime sesa anëtarësimi në NATO por, më i vështirë për tu arritur. Komuniteti ndërkombëtar është duke mbajtur një linjë të tillë që formulohet me këtë frazë: “është bërë shumë, por keni shumë për të bërë”. Sigurisht, Shqipëria ka bërë një rrugë të gjatë, që nga viti 1997, kur vendi u përfshi në kolaps dhe anarki pas dështimit të skemës së piramidave, si dhe mbajtjen nën kontroll të qyteteve nga banditët që zëvendësuan vakumin e pushtetit në zonat ku ai nuk ekzistonte. Mbi 3000 vetë gjetën vdekjen në atë kohë.

Vendi ka arritur rritjen ekonomike të GDP-së më shumë se 5 përqind çdo vit që nga 2004 deri në 2008-n dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar thotë se edhe këtë vit Shqipëria do të jetë i vetmi vend me rritje ekonomike i Europës Juglindore. Ndonëse inflacioni, përgjithësisht ka qenë nën kontroll (edhe në krahasim me majën që arriti në vitin 2008, për shkak të presionit të shkaktuar nga faktorët e jashtëm) dhe borxhi kombëtar është shlyer dhe mbetet në nivele të kontrollueshme. Gjithashtu, është arritur stabiliteti politik dhe marrëdhëniet e jashtme, karakterizohen nga një mbështetje e fortë e Shteteve të Bashkuara, të cilët e shohin Shqipërinë si një aleat kyç në rajonin e vështirë dhe me rëndësi strategjike. Kjo ka ndodhur sidomos pas mbështetjes për pavarësinë e Kosovës që me administratën Klinton dhe më pas me atë të Bushit.

10 vjet pritje

Ndonëse Bashkimi Europian është shprehur se anëtarësimi i Shqipërisë mund të bëhet jo më parë se viti 2015, një i huaj që jeton në këtu, thotë se ky afat është tejet optimist, duke parashikuar një afat së paku 10 vjeçar.

Rritja ekonomike vjen nga një nivel tmerrësisht i ulët, - pasi Shqipëria vazhdon të jetë vendi i dytë më i varfër në Europë (pas Moldavisë). Sipas Bankës së Shqipërisë, të ardhurat për frymë në vitin 2008 ishin 3500 dollarë, rreth katër herë më pak sesa mestarja europiane. Madje, kjo mund të jetë një shifër e ekzagjeruar.

Vendi mund të jetë një kopsht i vogël ekonomik, pasi atje nuk ka depozita të konsiderueshme metalesh, ndoshta, përveç kromit. Industria e naftës ka të metën sepse është me teknologji të vjetruar, ndërsa fushat pjellore të dikurshme që prodhonin për eksporte, sot janë djerrë për shkak të emigrimit masiv drejt qyteteve apo jashtë vendit. Çështja e ndërlikuar e pronësisë së tokës, po mban të bllokuar investimet bujqësore.
Shqipëria ka një deficit tregtar që arrin në rreth 25 përqind dhe një deficit të të ardhurave korrente në rreth 9.8% (këto të dhëna janë parashikuar nga FMN-ja në vitin 2008) dhe së fundi, do të ketë më tepër vështirësisë financiare në këtë vit që ka rënie ekonomike.
Veç kësaj, vëzhgues të huaj nxjerrin në pah kapacitetin e ulët administrativ.
Brukseli, i djegur nga eksperienca e tij e humbjeve të fondeve në Bullgari, do të hezitojë që të hedhë para këtu. Deri tani Shqipëria ka arritur me vështirësi standardin e shpenzimeve publike eficiente, si dhe drejtësi deri diku në nivel të mjaftueshëm. Ashtu si Bullgaria, krimi i organizuar dhe korrupsioni mbeten probleme serioze, për të cilët disa besojnë se do të duhet një brez për ti eleminuar. Shqipëria është një nga nga nyjet kryesore më të mëdha të trafikimit të qenieve njerëzore në Europë dhe ka progres të dukshëm në heqjen e kësaj plage; një nga problemet që shtrohet për shqiptarët është lëshimi i pasaportës së standardit Europian, e cila mbetet premtimi kryesor i fushatës së zotit Berisha. Progresi ekonomik i vendit është një fakt, që varet nga infrastruktura administrative e vendit, e cila është një gjë tërësisht tjetër.

Këto sfida konkrete janë shtruar për diskutim para BE-së nga çështjet politiket të rrethit të komplikuar të Shqipërisë. Ndonëse anëtarësimi i Shqipërisë në BE, nuk është aq i diskutueshëm sa i Turqisë, pasi vendi po bashkëpunon më ngushtë me BE-në, qytetarët në një numër shtetesh po bëhen gjithnjë e më dyshues ndaj pranimit të vendit relativisht të varfër dhe mysliman. Kjo nuk po ndodh ndoshta tani, për shkak se Shqipëria është ende larg anëtarësimit në BE dhe se anëtarësimi i saj nuk është bërë akoma një çështje e ndjeshme.
Për të gjithë fansat, udhëheqësit e Shqipërisë, përgjithësisht, janë të vetëdijshëm për sfidat që kanë përpara. Megjithatë, në një masë, ato mund të jenë më pak se aq dhe ato kanë kuptimin e përballimit të disa prej kërkesave të ashpra të kërkuara nga Brukseli që kanë nisur të kenë një ndikim në jetën dhe punën e qytetarëve.
Testi kryesor, i menjëhershëm i përparimit, janë zgjedhjet e qershorit. Një sukses i tillë është konsensusi i gjerë politik në radhët e klasës politike (liberalizimi, harmonizimi me standardet e BE-së, politika e jashtme pro-perëndimore). Sipas drejtorit të Institutit për Studime Ndërkombëtare, Albert Rakipi, “rezultati i zgjedhjeve mund të jetë më pak i rëndësishëm sesa administrimi i tyre”. BE e ka përcaktuar qartësisht nevojën për zgjedhje të lira dhe të ndershme dhe rezultati do të tregojë nëse do të ketë një transferim ë pushtetit. Fatmirësisht, mundësia e kthimit të dhunës duket se është thuajse e vogël. Megjithatë, autoritetet nuk mund ti lejojnë vetes që të qëndrojnë mbi dafina, dhe parregullsitë do të kumbojnë si një alarm nëpër BE. Dhe pas zgjedhjeve duhet të rifillojnë punët e vështira të reformave.

Përgatiti Albert Gjoka

30 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›