E Shtunë, 31 Tetor 2026

“Corsa Color Edition”, modeli më i ri i kompanisë Opel



“Color Edition” është emërtimi i serisë speciale të Opel Corsa-s, e cila do të jetë në dispozicion të blerësve gjermanë me çmimin prej gati 15.000 eurosh. Corsa-n e re e karakterizon kombinimi i ngjyrës së bardhë dhe të zezë. Respektivisht pjesa më e madhe e mbështjellësit të makinës është me ngjyrë të bardhë, ndërsa kulmi, maska dhe rrotat e aluminit prej 17 inçësh janë në ngjyrë së zezë. Pjesa e brendshme e automjetit është më e pasur për shkak të ulëseve të veta sportive, timonit të lëkurës dhe detajeve të tjera nga alumini, ndërsa paketa kompletohet me materiale kromi dhe xhama të errësuar. Në Gjermani, çmimet për “Corsa Color Edition” fillojnë nga 14.995 euro për këtë model me motorin 1.2 litërsh Ecotec me benzinë prej 80 kuaj fuqi. Adhuruesit e automjeteve duken entuziastë rreth kësaj risie pasi mendohet se “Corsa Color Edition” do të ketë një sërë funksionesh krahasuar me modelet paraardhëse.

Mercedes shtyn paraqitjen e “E-Class” kabriolet

Kriza financiare e cila ka goditur kompanitë amerikane Chrysler e GM, ngadalë ka filluar të dalë në këtë anë të Atlantikut. Fillimisht ka rrjedhë tregimi se Porsche gjatë muajit të kaluar
Revista gjermane “Auto Motor und Sport” shkruan se në Mercedes-Benz kanë vendosur që të shtyjnë paraqitjen e formës karavan të E-Class për të kursyer para nga zhvillimi dhe reklamimi për disa projekte të tjera. Versioni kabriolet i “E-Class” pritej të paraqitej në panairin e radhës së automjeteve në Frankfurt, megjithatë ndoshta do të na duhet të presim deri në vitin e ardhshëm poër të parë modelin. Ndërsa “E-Class” karavan sigurisht nuk do ta shohim deri në vitin 2012. Në vend të kësaj, në Mercedes planifikojnë të orientohen nga i riu CLS, V6 Bluetec Hybrid dhe motori i ri katër-cilindërsh me naftë për S-Class, shkruan revista gjermane.

Mitsubishi
Lancer EVO FQ400 mbërrin në Europë

Për fat të keq, ky model i Mitsubishit do të mbërrijë vetëm në pjesën ishullore të Europës, respektivisht në Britani të Madhe, ndërsa kontinentalët do të mund të shohin me xhelozi. Shitja në Britani fillon në muajin qershor, derisa pronarët do të japin 49.999 funte për të përjetuar kënaqësinë që mund t’u ofrojë ky automjet. Siç flet edhe vetë emri, FQ400 zhvillon 400 “kuaj“ (saktësisht 403 KF) në 6.500 o/min, ndërsa momenti maksimal i rrotullimit prej 525 Nm është në 3.500 o/min. Duke marrë parasysh këto që u përmendën më sipër, është e qartë se në asfalt ai paraqet një aeroplan të vërtetë. Japonezët pohojnë se shpejtësinë prej 100 kilometrash në orë e arrin për vetëm 3.8 sekonda, ndërsa shpejtësia maksimale e kufizuar në mënyrë elektronike është 250 km/h.

30 Maj 2009

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›