E Shtunë, 31 Tetor 2026

Bing në Kinë

Microsoft ka arritur një marrëveshje me Baidu, motorin e kërkimit më të madh në Kinë. Kompania do të ofrojë shërbimet e veta për kërkimet që do të bëhen në Anglisht, ndërmjet Bing, motorit të saj të kërkimit. Përgjegjësit e Baidu kanë siguruar se së shpejti në faqen e tyre të kërkimit do të shfaqet motori i kërkimit të Microsoft.

Me një kuotë tregu prej 85%, Baidu është motori i kërkimit më i përdorur në Kinë. Kjo do të thotë që përdoret nga rreth gjysmë miliardi personash. Por kërkimet në gjuhën angleze, që cdo ditë arrijnë në 10 milion, nuk janë dhe aq cilësore, duke qenë se algoritmet e përdorura për përkthim nuk janë edhe aq eficente. Falë kontributit të Microsoft gjërat duket se do ndryshojnë, duke përmirësuar kërkimet në Anglisht.

Pranimi i bashkëpunimit me Baidu do të rrisë numrin e përdoruesve të Bing, por kjo do të vi me një cmim për Microsoft, që do të jetë ai i censurës që do të aplikohet nga qeveria kineze.

(a.h/BalkanWeb)

Më shumë nga Teknologjia

Të gjitha ›