E Shtunë, 31 Tetor 2026

Maqedoni, shoqata e gazetarëve protestë për lirinë e medias

SHKUP- Gazetarët në Maqedoni kanë protestuar sot në qendër të Shkupit në shenjë revolte pas mbyllje së tre gazetave dhe largimit nga puna të dy gazetarëve të cilët folën hapur për presione nga punëdhënësit e tyre.

Protesta ishte organizuar nga shoqata e gazetarëve dhe marshi protestues nisi rreth orës 12:00.
“Duhet të ngremë zërin pasi viktima janë 150 gazetarë që mbeten pa punë. Ne do ti shfrytëzojmë të gjitha të drejtat legale për të mbrojtur dinjitetin e gazetarëve”,- thanë njerëzit e medias.

Brenda një kohe të shkurtër në Shkup janë mbyllur tre gazeta të mëdha "Vreme," "Koha e Re", "Shpic", ndërkohe që rrezikon mbylljen edhe tv A1.
(e.m/NEWS24/BalkanWeb)

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›