"Bingo" për policinë, tani me kontrata pune si homologët perëndimorë
Mund të konsiderohet si një ditë e shënuar për të gjithë "punëtorët" e policisë shqiptare. Janë mijëra raporte të ndërkombëtarëve, gjyqe të fituara dhe akuza e kundërakuza në media për statusin e policëve. Dhe pikërisht dje, në ambientet e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë, u firmos Kontrata Kolektive ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit dhe Sindikatës së Punonjësve të Policisë. Ka qenë një rrugë e gjatë, që faktikisht "çon ujë" te të gjithë ata që mbajnë pozicione apo grada momentalisht, por edhe te pensionistët. Kjo kontratë u nënshkrua nga drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, Ahmet Prençi, dhe kryetari i Sindikatës së Punonjësve të Policisë, Sadedin Fishta. Ligji e ka parashikuar... Por për herë të parë në historinë e Policisë Shqiptare punonjësit e saj do të kenë sindikatën e tyre, e cila realisht do të përfaqësojë dhe mbrojë interesat e çdo punonjësi policie. Fusha e zbatimit të kësaj kontrate përfshin jo vetëm punonjësit e policisë në detyrë, por edhe ata që trajtohen me pagesë kalimtare, pension të parakohshëm dhe ata me pension pleqërie. Është pikërisht kjo kontratë, e firmosur dje, që më në fund rregullon marrëdhëniet juridike të punës dhe respektimin e të drejtave dhe detyrimeve ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë dhe Sindikatës.
Në fjalën e tij, drejtori i Përgjithshëm i Policisë deklaroi mbështetjen për realizimin konkret të kontratës, si dhe respektimin e detyrimeve që rrjedhin prej saj.
"Për herë të parë në historinë e policisë shqiptare krijohet një sindikatë për të mbrojtur interesat e çdo punonjësi policie. Kontrata e nënshkruar ditën e sotme tregon se Policia e Shtetit çdo ditë e më tepër po shkon drejt konsolidimit dhe përafrimit të saj me policitë homologe të vendeve evropiane", u shpreh Prençi. Ndërkohë, nga ana e tij, Fishta u shpreh se "firmosja e kësaj kontrate në prag të një evenimenti shumë të rëndësishëm, siç është futja e Shqipërisë në NATO, përbën një arritje të madhe e cila finalizon të gjitha përpjekjet tona për një përfaqësim dinjitoz dhe mbrojtje të drejtë të interesave të punonjësve të Policisë së Shtetit". Në firmosjen e kësaj kontrate morën pjesë dhe përfaqësues ndërkombëtarë që asistojnë në Policinë e Shtetit. Sipas krerëve të policisë, kjo kontratë shërben për rregullimin e marrëdhënieve juridike të punës dhe për respektimin e të drejtave dhe detyrimeve të palëve nënshkruese. Sipas tyre, më në fund me ligj merret përsipër mbrojta e interesave dhe të drejtave të të gjithë punonjësve të Policisë së Shtetit në shkallë vendi, anëtarë të sindikatës në të gjitha institucionet policore, përfshirë ato qendrore dhe vendore, të të gjitha niveleve, pavarësisht nga gjendja e tyre në punë ose jo. Por çfarë përfitojnë mijëra policë nga kjo marrëveshje që bëhet për herë të parë mes punëdhënësit dhe punëmarrësit në polici?!
Kategoritë e policisë, që përfitojnë
Zbatimi i kësaj kontrate përfshin të gjithë punonjësit e Policisë së Shtetit, në detyrë, në pagesë kalimtare, në pension të parakohshëm dhe ata në pension pleqërie, përjashtuar drejtorin e Përgjithshëm dhe zëvendësdrejtorët e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit. Kjo kontratë zbatohet edhe për personelin e shërbimeve mbështetëse të Policisë së Shtetit, të cilët janë punësuar në bazën e normave mbi Statusit e Nëpunësit Civil, për të gjitha ato të drejta e detyrime që nuk përcaktohen në statusin e tyre, ose kur të drejtat e përcaktuara në këtë kontratë janë më të favorshme për këta persona.
Kohëzgjatja e kontratës
Kontrata lidhet për një afat të pacaktuar. Zgjidhja e kësaj kontrate mund të bëhet nga secila palë kur paraqiten shkaqe të arsyetuara dhe mbasi palët janë njoftuar jo më pak se 12 muaj përpara zgjidhjes së saj. Kur paraqiten rrethana të reja që nuk mund të parashikoheshin apo janë parashikuar në kohën e lidhjes së kontratës dhe që dukshëm diktojnë ose gjykohet se diktojnë nevojën e ndryshimeve në kontratë, apo mendohet se ndryshimet sjellin përmirësime të përcaktimeve në kontratë, palët kontraktuese mund të ndërmarrin edhe bisedime dhe me mirëkuptim bëjnë ndryshimet përkatëse.
Në çdo rast të mospajtimit për realizimin e ndryshimeve, pala e interesuar ka të drejtë t‘i drejtohet gjykatës për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve.
Pranimi në punë dhe e drejta për specializim dhe kualifikim
Pranimi në punë bëhet në bazë e në zbatimin korrekt të ligjit nr.9749, datë 04.06.2007 "Për Policinë e Shtetit", dhe të kësaj kontrate. Në çdo rast të pranimit në punë, për kategori të veçanta të personelit, që nuk është përcaktuar saktësisht në ligjet përkatëse, janë të detyrueshme për zbatim dispozitat e kapitullit X, të Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë. Mbrojtja e veçantë sigurohet për punëmarrësit me aftësi të kufizuara dhe për gratë, bazuar në aktet normative të miratuara dhe në kërkesat e Konventave Ndërkombëtare për këtë qëllim, të ratifikuara. Koha e provës për pranimin në punë do të jetë sipas përcaktimit në ligjin nr.9749, datë 04.06.2007 "Për Policinë e Shtetit", neni 52, pikat 1, 2, 3 dhe sipas VKM nr.804, dt. 21.11.2008 "Rregullore e Personelit", nenet 26 e 31. Gjatë periudhës së provës, testimeve, konkurrimit e pranimit në polici, konkurrimit për funksione dhe grada në hierarkinë e policisë, etj., ndalohet çdo dallim, përjashtim, parapëlqim që bazohet në racë, ngjyrë, seks, moshë, fe, bindje politike e sindikale, kombësi, origjinë shoqërore, lidhje familjare, e të tjera, të cilat cenojnë të drejtën e individit në shoqëri. Ndalohet puna detyruese kur i kërkohet individit kundër vullnetit të tij, si masë shtrënguese, imponuese, sidomos ndaj atyre individëve që kanë ose shprehin bindje në kundërshtim me stafin institucional, rendin politik, ekonomik, shoqëror dhe që marrin pjesë në demonstrime si anëtarë të sindikatës etj.
Box
Koha normale e punës dhe shtesat mbi pagë për kohëzgjatjen e saj
Në sistemin e punës së shërbimit policor koha normale javore e punës është 40 orë.
Orari i punës përcaktohet në përputhje me interesat e palëve, përjashtuar rastet e përcaktuara me ligj dhe specifikat konkrete të vendit të punës.
Punëdhënësi duhet të respektojë të drejtat e punëmarrësve sipas përcaktimeve të ligjit nr.7961, datë 12.07.1995 "Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë", i ndryshuar, përkatësisht në nenet:
Neni 80: 1) "Me punë nate kuptohet puna e kryer nga ora 22:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit".
2) "Kohëzgjatja e punës së natës dhe e punës së kryer një ditë para ose pas saj nuk duhet të jetë më shumë se 8 orë pa ndërprerje. Ato duhet të paraprihen ose pasohen me pushim ditor të menjëhershëm".
· Neni 81: 1) "Çdo punë e kryer nga ora 19:00 deri në 22:00, jep të drejtën e një shtese mbi pagë jo më pak se 20%".
2) "Çdo orë pune e kryer midis intervalit 22:00 deri në 06:00 jep të drejtën e një shtese mbi pagë, jo më pak se 50%".
· Neni 85: 1) "Pushimi javor është jo më pak se 36 orë, prej të cilave 24 orë pa ndërprerje".
2) "Pushimi javor përfshin ditën e diel dhe për arsye pune mund të jetë një ditë tjetër e javës".
3) "Pushimi javor nuk paguhet".
· Neni 90: "Për punë suplementare, si dhe kur kërkohet për emergjenca të ndryshme për situata jo të zakonshme, sasia e orëve nuk mund të jetë më shumë se 10 orë në javë".
· Neni 91: "Orët suplementare mund të kompensohen me pushim ose me pagesë shtesë, jo më pak se 25% të saj.
· Orët suplementare të kryera gjatë ditëve të pushimit javor ose të ditëve të festave zyrtare kompensohen me pushim ose pagë të paktën 50% më të madhe se orët suplementare të bëra ose paga normale.
· Kompensimi duhet të jepet jo më vonë se periudha 2 muaj nga dita e kryerjes së punës (shërbimit).
box
Koha e Pushimit për uniformat blu
Ditët e pushimit dhe të festave
- Ditët e pushimit javor janë ditët e shtuna dhe të diela.
- Ditët e festave zyrtare bëhen pushim dhe janë të pagueshme.
- Kur festat zyrtare bien në një nga ditët e pushimit javor, pushimi kryhet ditën e hënë ose në një nga ditët e javës në vijim, nëse bihet dakord me punëmarrësin.
Pushimet vjetore
Koha e pushimit vjetor të paguar për punëmarrësit (punonjësit e Policisë së Shtetit) është nga 30 deri 45 ditë kalendarike dhe jepet i shkallëzuar sipas niveleve dhe gradave (neni 87, pika 2 e ligjit nr.9749, datë 04.06.2007 "Për Policinë e Shtetit"), si më poshtë:
Punonjësi i policisë gëzon të drejtën e pushimeve vjetore të paguara si më poshtë:
- 40 ditë kalendarike për punonjësit e policisë të nivelit të mesëm drejtues.
- 35 ditë kalendarike për punonjësit e policisë të nivelit të parë drejtues.
- 30 ditë kalendarike për punonjësit e policisë të nivelit zbatues.
Për të gjithë punonjësit e shërbimeve mbështetëse të Policisë (sektori civil), koha e pushimit vjetor të paguar është në masën 4 javë kalendarike.
Për efekt të pushimeve vjetore, në kohën e punës llogaritet edhe koha e paaftësisë së përkohshme në punë.
Pushimi vjetor i pagueshëm duhet të jepet gjatë vitit të punës, ose deri në fund të tremujorit të parë të vitit pasardhës.
Në çdo rast të ndërprerjeve të marrëdhënieve të punës, para kryerjes së pushimeve vjetore, pushimet vjetore i shtyjnë marrëdhëniet financiare në vendin e punës që kishte punëmarrësi. Përjashtimisht, kur punëmarrësit nuk i janë dhënë pushimet vjetore dhe i përfundojnë marrëdhëniet e punës, për shkaqe që nuk vareshin prej tij (vdes, bëhet invalid, arrestohet, dënohet me vendim gjyqësor, e të tjera raste të kësaj natyre), ai kompensohet me pagesë të njëjtë sikur të vazhdonte marrëdhëniet e punës. E drejta e pushimeve që nuk jepen parashkruhet brenda tre viteve që nga dita që punëmarrësit i lind kjo e drejtë.
Dhe me një shtesë të barabartë me atë që aplikohet për mbi kohën e punës në ditët e zakonshme të punës, në turnin e parë.
Lejet ekstra për policinë
1 - Punonjësit të policisë i jepet leje e pagueshme për rastet si më poshtë vijon:
- Martesën e tij dhe pjesëtarëve të familjes, 7 ditë
- Vdekjen ose sëmundjen e rëndë të pjesëtarëve të familjes, 7 ditë
- Martesën e pjesëtarëve të familjes së bashkëshortes/it, 5 ditë
- Vdekjen ose sëmundjen e rëndë të pjesëtarëve të familjes së bashkëshortes/it, 5 ditë
- Ndërrimi i banesës ose arsye që gjykohen nga titullari i strukturës, 3 ditë
- Përgatitjen dhe mbrojtjen e titujve pasuniversitar për punën që kryejnë, 7 ditë
2 - Punonjësit të shërbimeve mbështetëse i jepet leje e pagueshme për rastet si më poshtë vijon:
- Martesa e punonjësit, 5 ditë
- Martesa e fëmijës së tij, 4 ditë
- Lindjen e fëmijës për baballarët, 3 ditë
- Vdekjen e prindërve, të gjyshërve, të bashkëshortit, të fëmijës, të vëllezërve, të motrave, 5 ditë
- Ndërrimi i banesës, 2 ditë
- Sëmundje të rënda të fëmijëve, të prindërve apo të bashkëshortit, të vërtetuara me raport mjekësor, 5 ditë

Për rastet e mësipërme, apo rastet e tjera të veçanta, punonjësi i policisë ka të drejtë të marrë leje pa të drejtë page për një periudhë deri në 2 muaj në vit. Periudha e lejes pa të drejtë page nuk llogaritet në vjetërsi pune dhe shërbimi dhe as për efekt të ecurisë në karrierë. Miratimi i lejes pa të drejtë page bëhet sipas përcaktimit të bërë në pikën 14, të nenit 70, të Rregullores së Brendshme të Policisë së Shtetit.