E Shtunë, 31 Tetor 2026

BB: Askush nuk e di sa zgjat kriza

Drejtues të Bankës Botërore thanë dje gjatë konferencës së donatorëve se "është tepër e vështirë të parashikosh sa do të zgjasë kriza financiare". Duke u ndalur tek efektet në rajonin e Ballkanit, specialistë të Bankës Botërore u shprehën të sigurt se kriza do të japë efekte tepër negative. "Jo vetëm që do të ketë ulje të ritmit rritës, por edhe rënie të nivelit të ekonomisë. Kjo tashmë është e sigurt dhe masat duhen marrë menjëherë". Pak kohë më parë, Banka Botërore në Uashington, SHBA, paraqiti një ekspoze të situatës ekonomike në disa vende të mëdha ekonomike, duke parashikuar një nivel rënieje deri në 2 për qind të Prodhimit të Brendshëm Bruto. Duke u ndalur sërish te konferenca e djeshme, BB rikujtoi rëndësinë që ka koordinimi i projekteve që financohen nga donatorët.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›