E Shtunë, 31 Tetor 2026

Çmimi i naftës, 55 dollarë/fuçia

Çmimi i naftës për një fuçi kotuar për kontratat e muajit maj në bursën e Nju Jorkut gjatë dy ditëve të fundit ka rënë për 2.56 për qind, duke prekur nivelin e rreth 49 dollarë për fuçi. Por ditën e djeshme çmimi pësoi rritje me 1.18 për qind. Në fund të ditës, bursat e mbyllën aktivitetin duke e kuotuar një fuçi nafte për afro 55 dollarë, nivel ky shqetësues për ekspertët, pas një situate të qetë në tregje. Arsyeja e rritjes së çmimit të naftës së papërpunuar është për shkak të optimizmit se pjesa më e vështirë e recesionit të ekonomisë globale tashmë ka kaluar, që dukshëm e ka përmirësuar perspektivën e kërkesës për nënproduktet e naftës. Prej dy javësh në tregun shqiptar litri i naftës pësoi rritje mesatarisht me 10 lekë, si pasojë e bursave dhe hyrjes në fuqi të ligjit për akcizat, i cili përcaktonte unifikimin e tarifës tatimore për 37 lekë/litri.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›