Vrasjet në Tropojë, Ina Rama: Të rihapen dosjet
Për herë të parë pas 10 vitesh ngjarje e konflikte midis fiseve në Tropojë, një drejtues i organit të akuzës viziton qytetin verior në mes të ditës, duke u dhënë "urdhra" hetuesve lokalë që të zbardhin çdo ngjarje të vjetër. Kryeprokurorja Ina Rama ka marrë pjesë dje personalisht në analizën vjetore të prokurorisë së Tropojës, e cila gjatë vitit 2008 ka bërë përparime, por jo në zbardhjen e konflikteve të vjetra të trashëguara, të cilat kanë sjellë dhjetëra viktima në radhët e popullatës vendase. Në harkun kohor të 10 viteve, pas vitit 1997, Tropoja është përfshirë nga hasmëri të shumta dhe konflikte për tregtinë e armëve, ndërsa prokuroria lokale e ka pasur të pamundur të zbardhë ngjarjet, duke i "fshehur" në sirtar. Duket se mbështetja e djeshme e Kryeprokurores Ina Rama do të ndihmojë hetuesit e çështjes, të cilët përballen me presione nga individë të caktuar, të vazhdojnë punën në dokumentimin e dosjeve të vjetra, përkatësisht të kohës 1998-2000. Sipas burimeve në analizë, Prokuroria e Tropojës është vlerësuar nga kreu i organit të akuzës për dokumentimin e ngjarjeve të vitit 2008, por u kërkua më shumë studim për ngjarjet e vjetra.
Një tjetër kërkesë e organit të akuzës ishte edhe vendosja e një standardi të kësaj prokurorie për luftimin e korrupsionit të nëpunësve publikë, pasi ka dyshime se punonjësit e administratës publike, larg vëmendjes së nëpunësve të Qarkut të Kukësit, shfrytëzojnë detyrën, duke i shkaktuar shtetit humbje të mëdha.
Mësohet se së bashku me Kryeprokuroren Ina Rama, drejt Tropojës kanë udhëtuar prokurori Arben Dollapi dhe drejtuesi i hetimeve dhe ndjekjeve penale, Sokol Stojani. "Vizita" e tyre në Tropojë vjen një ditë pasi morën pjesë në analizën e Prokurorisë së Kukësit, ku vlerësuan punën përgjatë vitit 2008.
Nga burime zyrtare pranë akuzës qendrore, mësohet se vizita është në vazhdën e takimeve të numrit një të akuzës në prokuroritë e rretheve. Ka filluar me analizën e prokurorive të qyteteve në jug të Shqipërisë, duke vazhduar me pjesëmarrjen në analizat vjetore të prokurorive në qendër të Shqipërisë dhe për të përfunduar me qytetet në veri të Shqipërisë, ku kërkesa kryesore ka qenë: hetoni krimet e vjetra dhe krimin ekonomiko-financiar. Kryesisht si prokurori më të vlerësuara kanë qenë ajo e Tiranës, e cila është "ndihmuar" nga njësia Task-Forcë, ndërsa pas saj vjen Prokuroria e Krimeve të Rënda, e cila ka vazhduar traditën e punëve të mira në shkatërrimin e disa organizatave kriminale, si dhe në sekuestrimin e përfitimeve nga vepra penale. S.Çobo
Tropojë, 150 vrasje të pazbardhura
Degjenerimi i situatës së rendit në Tropojë ka filluar më vonë se në të gjitha qytetet e tjera të vendit. Madje, në atë kohë, kur shteti kishte filluar të ishte prezent në qendrat më të tensionuara, si Vlorë, Berat apo Elbasan, qyteti verior i Bajram Currit filloi të përgjakej. Ekzekutimi i parë është shënuar më 16 qershor 1997, në afërsi të Urës së Milotit, ku makina me të cilën po udhëtonin Fatmir Haklaj, Sokol Haklaj dhe Brahim Rustemi u qëllua në një pritë. Sipas dëshmive, Sokol Haklaj, ndihmësgjyqtar në Gjykatën e Skraparit, kishte ardhur në Tiranë së bashku me djalin e xhaxhait, Fatmirin, për të marrë Brahim Rustemin, pasi vëllai i këtij të fundit ishte plagosur aksidentalisht në Tropojë. Sulmi ndaj makinës ka qenë i furishëm dhe, si pasojë, Brahim Rustemi dhe Sokol Haklaj mbetën të vrarë. Pas kësaj vrasjeje, situata në Tropojë vazhdoi e qetë deri më 5 janar të vitit 1998, kur Shkëlqim Haklaj dhe Artur Demiri vriten në një pritë në Qafën e Luzhës. Menjëherë pas kësaj vrasjeje, në Tropojë filloi një luftë e vërtetë vëllavrasëse, ku u vranë të paktën 150 djem nënash. Destabilizimi i Tropojës filloi pikërisht atë vit kur Ushtria Çlirimtare e Kosovës kishte shtuar aktivitetin e saj dhe rritur numrin e sulmeve kundër forcave serbe. Dalja jashtë kontrollit e Tropojës pengonte dërgimin në Kosovë të armëve dhe forcave, të cilat përgatiteshin dhe strehoheshin në këtë vend. Përgjatë gjithë kohës që zgjati lufta në Kosovë, në Tropojë nuk pushuan asnjëherë vrasjet, të cilat kulmuan në vitin 1999.