E Shtunë, 31 Tetor 2026

MASH: Ndiqni studimet në shkencat inxhinierike

 Këto janë degë pak të kërkuara nga studentët, në veçanti nga femrat. MASH po mbështet përparësi programet e reja në nivelin e parë Bachelor, Master dhe atë të Doktoraturës në shkencat teknike-inxhinierike.

Me këtë, synohet përgatitja e specialistëve profesionistë dhe shkencëtarë që janë në gjendje të kryejnë studime e të menaxhojnë sektorë që lidhen me ujin, si resursi më i madh që ka Shqipëria.

MASH, në bashkëpunim me Bankën Botërore, po harton platformën e studimeve universitare në shkencat teknike dhe në mënyrë të veçantë të studimeve universitare në hidroteknikë dhe në fushën e mjedisit, programe që do të miratohen së shpejti.  /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-05-27 15:04
 

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›