Rama: "Ja si do te kthehemi ne Kuvend"
Autori i Lajmit: red.
Aleanca e re
Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama, ka mbledhur aleatët e tij të majtë dhe mbështetësit nga e djathta, në një takim ku për rreth 1 orë e 30 minuta është diskutuar mbi protestën e 10 tetorit. Opozitarët Skënder Gjinushi, Paskal Milo, Vangjel Dule e Erion Veliaj, të larguarit nga Lëvizja Socialiste për Integrim, Ndre Legisi e Mustafa Muçi, përfaqësuesit e disa shoqatave si Isa Gorica, Kolë Nikolli dhe Fiqiri Xibri, si dhe përfaqësuesit e së djathtës, Nard Ndoka, Spartak Ngjela, Dashamir Shehi dhe ish-deputeti Preç Zogaj, kanë diskutuar për nevojën e kontestimit të zgjedhjeve të 28 Qershorit. Duke hedhur idenë e krijimit të një forumi në mbrojtje të demokracisë ashtu si 12 vite më parë, ata kanë dalë në mbështetje të protestës së iniciuar nga socialistët. “E vendosëm që të quhet Forum për Demokraci e Drejtësi, sepse në Shqipëri mungon dhe demokracia dhe shteti ligjor”, - tha kreu i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolli. Përfaqësuesit e shoqatave dhe aleatët e majtë kanë deklaruar pjesëmarrjen në protestën në moton demokracia në rrezik , ndërsa të djathtët kanë konfirmuar mbështetjen. Protesta, e cila do të zhvillohet të shtunën para Kryeministrisë, do të jetë vetëm e para në gamën e një sërë protestash që do të zhvillohen në mbarë vendin. Ato do të përqendrohen kryesisht në ato qarqe ku PS ka pasur më shumë kontestime si në Fier apo Berat.
Takimi
Hapja e kutive të votimit të zgjedhjeve parlamentare të 28 Qershorit, çka përbën dhe kërkesën kryesore të socialistëve ka qenë motivi kryesor i takimit të djeshëm të Ramës me aleatët e majtë, bashkëpunëtorët e djathtë, por dhe me mbështetësit nga shpqëria civile. “Kërkesa legjitime është transparenca e zgjedhjeve të 28 Qershorit. Jam i kënaqur që rruga jonë e moshyrjes në Parlament dhe rezistenca demokratike në shfaqjen e këtij refuzimi, nuk është vetëm rruga e PS-së, por e shumicës së shqiptarëve”, - deklaroi kreu i PS-së, Edi Rama, menjëherë pas takimit të zhvilluar dje paradite. Kreu i partisë më të madhe në opozitë paralajmëroi një vazhdë të këtyre protestave në të gjithë vendin. “Rruga fillon të shtunën në bulevard dhe nuk mbaron, por vazhdon në të tjera sheshe të Shqipërisë. Vendimi për bojkotin e Parlamentit është i gjithë shqiptarëve. Çdo pushtet i lindur jo nga vota e lirë është i destinuar të përfundojë keq”, - theksoi ai. Rama dhe aleatët e majtë u bënë thirrje qytetarëve që të bashkohen të gjithë në protestën që do të zhvillohet të shtunën në Tiranë. “U bëjmë apel qytetarëve që të bashkohen me ne në shesh. Protesta përfaqëson 800 mijë vota të shqiptarëve, të cilat janë vjedhur në zgjedhjet e 28 Qershorit”,- deklaroi Skënder Gjinushi, kreu i PSD-së. Në tryezë morën pjesë dhe anëtarë të larguar nga Lëvizja Socialiste për Integrim. Ndre Legisi, i cili deklaroi shkëputjen nga LSI, tha se ishte në atë tryezë si përfaqësues i të gjithë atyre anëtarëve të LSI-së, të cilëve u është vjedhur vota që me ndryshimin e Kushtetutës dhe Kodit Zgjedhor. Legisi tha se i ishte bashkuar PS-së, që kur LSI kishte vendosur të bashkëpunonte me qeverinë. “Unë përfaqësohem dhe në këtë takim duke ruajtur atë linjë që kemi pasur më 2005, ku LSI-ja ishte iniciuese për hapjen e një komisioni hetimor për zgjedhjet e atij viti. Për hapjen e kutive të votimit përfaqësojmë të gjitha votat e LSI-së që janë vjedhur si rezultat i papërgjegjshmërisë që u tregua në natën kur u ndryshua Kushtetuta dhe Kodi Zgjedhor”, - tha ai. Kreu i PDS-së, Paskal Milo, shtoi se në takim ishte diskutuar dhe mbi hartimin e një platforme të përbashkët për të çuar më tej aksionin politik për zbardhjen e votës së 28 Qershorit. Milo sqaroi se protesta do të jetë paqësore. “Nuk do të dalim as me shishe Motov për të sulmuar Kryeministrinë, por me një mesazh të qartë paqësor që kërkojmë të ndalet deformimi i votës e vullnetit politik dhe Shqipëria përfundimisht të jetë një vend demokratik, ku shqiptari të jetë zot i votës së tij. Edhe kreu i PBDNJ-së, Vangjel Dule, tha se mbrojtja e votës është shqetësim politik e shoqëror.
Të pranishëm në takim
Kryetari i PS, Edi Rama
Kryetari i PSD, Skënder Gjinushi
Kryetari i PBDNJ, Vangjel Dule
Kryetari i PDS, Paskal Milo
Kryetari i G99, Erion Veliaj
Kryetari i PDK, Nard Ndoka
Kryetari i PLDr, Spartak Ngjela
Kryetari i PBD, Ylber Valteri
Ish-drejtues të LSI, Ndre Legisi, Mustafa Muçi
Kryetar i Konfederatës së Sindikatave, Kolë Nikolla
Përfaqësues i minatorëve, Fiqiri Xibri
Kryetar i Shoqatës së Pensionistëve, Isa Gorica
Ky lajm është publikuar: 09/10/2009