E Hënë, 2 Nëntor 2026

Binjakezohen KLD-ja e Shqiperise me ate italiane

Nje delegacion i Keshillit te Larte te Drejtesise vizitoi Italine me ftese te homologeve italiane. Ne kete takim nepermjet nje ceremonie te vecante u realizua binjakezimi i Keshillit te Larte te Drejtesise Shqiptare me Keshillin e Larte te Drejtesise Italiane.

Delegacioni shqiptar i kryesuar nga zv.kryetari i KLD-se Kreshnik Spahiu gjate vizites se tij u prit nga autoritetet me te larta te drejtesise italiane si prokurori i Pergjithshem Vitaliano Esposito kryetari i Gjykates se Larte Ernesto Lupo si dhe perfaqesues te Ministrise se Drejtesise. Ne te gjithe takimet e zhvilluara delegacioni i Keshillit te Larte te Drejtesise se Shqiperise mori vleresime per punen e kryer gjate kater viteve te fundit.
Gjithashtu ne takimet e kryera u diskutua per progres-raportin e Komisionit Evropian per vitin 2011 i prezantuar vetem pak dite me pare ne Shqiperi nga ambasadori i Bashkimit Evropian Etore Sekui ku citohet se KLD njohu progres dhe permiresime te ndjeshme nga te gjithe faktoret e perfshire ne punen e tij. Ne fund te takimit Spahiu ftoi homologun e tij italian per nje vizite ne Shqiperi ne kuader dhe te marreveshjes se arritur per binjakezimin e institucioneve.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›