Obama, fushat me planin e tij të punës
Presidenti Barak Obama kohët e fundit po shton thirrjet e tij ndaj senatorëve për të mbështetur planin për krijimin e vendeve të punës para votimit të së martës që do të vendosë nëse do të debatohet për këtë projektligj.
Obama theksoi se nuk ka arsye që kongresi të mos mbështesë projektligjin, që sipas presidentit do të kthejë në punë dhjetëra mijëra amerikanë.
Në përgjigjen e tyre republikanët thanë se krijimi i vendeve të punës për amerikanët nuk duhet të shfrytëzohet për synime partiake dhe promovim të vetvetes.