Topalli, një motër nga Pakistani!

Ajo zhvilloi një takim me homologen Jozefina Topalli, takim në të cilin nuk kanë munguar edhe përshëndetjet miqësore. Madje, kryeparlamentarja pakistaneze, tha se e kishte zonjën Topalli si një “motër”.
“Unë jam shumë e nderuar dhe e kënaqur që vizitoj Shqipërinë me një delegacion me përfaqësues nga të gjitha partitë politike të vendit tim, me ftesë të Kryetares së Kuvendit të Shqipërisë Jozefina Topalli, të cilën e konsideroj një mike të mirë, madje si motër”, tha ajo gjatë konferencës.
Kryetaret folën për marrëdhëniet midis dy vendeve, ku zonja Mirza u shpreh për nxitje të bashkëpunimit dypalësh në të gjitha fushat, veçanërisht në marrëdhëniet ekonomike me Pakistanin, si një vend me potenciale të mëdha, me një popullsi rreth 180 milion banorë. Ajo kryeson vetë grupin parlamentar të miqësisë Pakistan-Shqipëri, teksa hodhi idenë e ngritjes së një komisioni të përbashkët parlamentar, jo vetëm për të shkëmbyer përvoja legjislative, por për të nxitur bashkëpunimin në të gjitha fushat.
Duke u ndalur në çështjen e Kosovës, Topalli vlerësoi qëndrimet pozitive të Pakistanit ndaj Kosovës, si gjatë luftës ashtu edhe pas shpalljes së Pavarësisë. "Do të vlerësonim shumë që Pakistani të çonte më tej këto qëndrime duke njohur pavarësinë e Kosovës, në shërbim të paqes dhe stabilitetit", nënvizoi Topalli.
Nga ana e saj, Mirza theksoi se Pakistani e ka seriozisht në konsideratë çështjen e Kosovës dhe se çdo vendim do të merret në përputhje me principet dhe ligjet ndërkombëtare. "Së shpejti, tha ajo, edhe kryeministri i Pakistanit do të vizitojë Shqipërinë, vizitë që ishte e parashikuar, por u shty për shkak të përmbytjeve në Pakistan". Kryetarja e Parlamentit të Pakistanit ka shprehur një interes të madh për të njohur Shqipërinë dhe në agjendën e saj janë parashikuar vizita në qytete të ndryshme të vendit, si Berat, Shkodër, Durrës, Krujë e të tjerë. /S.Ll/Start/
2011-10-15 14:01