E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Opozita e vetmja në rajon që pengon integrimin

Gjatë fjalës së tij, ai ka bërë një rezyme të zhvillimeve në vend gjatë 20 viteve të fundit, ku Shqipëria kaloi nga një nga vendet më të varfra në Evropë, në një vend me liri ekonomike.

“Shqipëria ka nevojë jetike të vrapojë për të kapur kohën e duhur. Shqipëria vend i zhvilluar është me rëndësi në Bashkimin Evropian”, tha ai. “Lidershipi socialist kërkon të përdorë bojkotin për të marrë peng procesin demokratik, kushtetutshmërinë e vendit. Ai mund të bllokojë disa ligje me 3/5-t, por Kushtetuta përbën kontratën e qytetarit me shtetin. Ne mbetemi të hapur, duke ofruar të gjithë fleksibilitetin për reformën zgjedhore dhe rregulloren parlamentare, por ne nuk do të lejojmë të cenojmë Kushtetutën e vendit”, theksoi Berisha në fjalën e tij.

Ai shtoi më tej, se opozita pësoi humbje katastrofike në zgjedhjet lokale të 8 majit. “Serbia, Mali i Zi dhe Maqedonia e morën statusin, por ato nuk mendojnë kurrë që të pengojnë integrimin e tyre në Evropë, ndërsa opozita shqiptare po. Në rast se ky bllokon disa ligje, reformat do të vazhdojnë. Nëse janë bllokuar pesë ligje, ne kemi miratuar 400 ligje”, shtoi kryeministri. /S.Ll/Start/

                                                                                             2011-10-15 11:45
   

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›